Një studim i gazetës “The Washington Post” tregon se në Shtetet e Bashkuara numri i personave të qëlluar për vdekje nga policia në gjysmën e parë të vitit 2017 është gati i njëjtë me shifrat e dy viteve të mëparshme.
Sipas gazetës, 492 persona u vranë nga policia gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. Më shpesh, të vrarët ishin meshkuj të bardhë të armatosur me armë zjarri ose mjete të tjera. Njëzet e pesë për qind e të vrarëve ishin të sëmurë mendërisht. Meshkujt afrikano-amerikanë përbënin rreth 25 për qind të të vrarëve, edhe pse përfaqësojnë vetëm gjashtë për qind të popullatës.
Me gjithë protestat dhe thirrjet për reformimin e praktikave të policisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve nuk ka pasur rënie.
Sipas gazetës, edhe numri i policëve të vrarë në detyrë ka qëndruar i pandryshuar gjatë dy viteve të fundit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/