ALARMI/ Antimafia: Pushtetarët shqiptarë po “privatizojnë” Italinë, po blejnë hotele e prona...

ALARMI/ Antimafia: Pushtetarët shqiptarë po “privatizojnë” Italinë, po blejnë hotele e prona me paratë e drogës

60
0
Shares

Pushtetarët shqiptarë po “privatizojnë” Italinë, po blejnë hotele e prona të patundshme me paratë e drogës.
Kjo është deklarata e fortë e bërë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha sot nga çadra e lirisë se paratë e krimit po investohen në biznese në Itali.
Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të biznesit të vogël, Basha theksoi se Kryeministri Rama dhe pushtetarët e tjerë shqiptarë të lidhur me krimin, po blejnë hotele dhe pallate në Itali. Kjo gjë është pasqyruar edhe në raportet e antimafies, tha kryedemokrati.
“Çfarë detyre ka qeveria? Të rishpërndajë të ardhurat për të ndihmuar zhvillimin e vendit. Këto 4 vite i ka marrë çdo shqiptari dhe ia ka dhënë 6 oligarkëve dhe kryeministrit hajdut të lidhur me ta. Ndaj sot po investojnë gjithçka, kjo është lufta për pasuri dhe pushtetin e tyre, po investojnë e do investojnë, ndaj janë lidhur me krimin që të mbajnë republikën e vjetër në këmbë, po blejnë hotele dhe pallate ne Itali, është raporti i fundit i anti-mafias italiane, pushtetarë të korruptuar dhe krimi i organizuar shqiptar po blen prona të patundshme në Itali. Jetojnë këtu si pashallarë me motoskafe me avion privatë, tani kanë edhe bankat e tyre private, domosdo se trafiku i drogës kërkon edhe larjen e parave”, deklaroi kryetari i PD Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY