Policia në Dyseldorf ka arrestuar një person pas sulmit me një sëpatë në një stacion hekurudhorë ku u plagosën shtatë persona ndërsa tre prej tyre u lënduan.
Sipas deklaratës së fundit të policisë gjermane, i dyshuari është me origjinë nga Kosova, me banim në qytetin gjerman të Wuppertal 28 kilometra nga Dyseldorfi. Ai është identifikuar si, Fatmir H.
Sulmi me sëpatë ndodhi të mbrëmjen e të enjtes. Në mesin e të plagosurve është një vajzë 13-vjeçare e cila pësoi një goditje me sëpatë në krahë.
Pas masakrës sulmuesi u hodh nga ura ku edhe u plagos rëndë, më pas u arrestua dhe u dërgua në spital për shkak të lëndimeve të marra.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
FOTO/ Gjermani, një person sulmon me sëpatë udhëtarët në stacionin e trenit
http://droni.al/web/FOTO_Gjermani_nje_person_sulmon_me_sepate_udhetaret_ne_stacionin_e_trenit_35078_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/