Pas “kërcënimit” të kryeministrit Edi Rama, i cili iu drejtua me një ultimatum PD-së, se e prish brenda muajit marrëveshjen e arritur me Bashën, nëse pengojnë Vetting-un, ka reaguar ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në rrjetin social “Facebook”, Sali Berisha shkruan se Rama ka tmerr nga disfata e 25 qershorit dhe e shoqëron shënimin me këtë foto të kryeministrit.
“Tmerr nga disfata e 25 qershorit!”, shkruan Berisha.
Gjatë takimit të sotëm në Kashar, Rama tha se ai do ta prishë marrëveshjen me PD-në nëse brenda majit ajo nuk zhbllokon Vetting-un.
“Nëse PD nuk zgjedh dy anëtarët e saj në Komisionet e Vetting-ut atëherë unë e prish marrëveshjen brenda majit”, tha Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/