Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO & MARRËVESHJA/ Financimi dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore, KQZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me IEKA

25/05/2017
FOTO & MARRËVESHJA/ Financimi dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore, KQZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me IEKA
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkroi sot,
marrëveshje bashkëpunimi
me Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), për monitorimin e financimit dhe shpenzimeve të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të IEKA-s, Hysen Çela.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të KQZ-së dhe IEKA-s, për të siguruar monitorim efikas të financimit të partive politike dhe shpenzimeve që ato bëjnë gjatë fushatës zgjedhore. 
Zguri tha se, “Ndryshimet e bëra nga Kuvendi i Shqipërisë në ligjin për partive politike, e kanë vënë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përpara një sfide të vërtetë, për shkak të kohës së kufizuar që ka në dispozicion, për të për të nxjerrë të gjithë aktet ligjore të nevojshme dhe për të marrë të gjithë masat e duhura për të bërë mbikëqyrjen e financimit dhe shpenzimeve të partive politike gjatë fushatës zgjedhore. Duke qenë se ky aspekt i procesit zgjedhor ka një rëndësi të veçantë, KQZ në bashkëpunim me IEKA-n do të angazhohen maksimalisht që monitorimi i financimit të partive politike dhe shpenzimeve të tyre nga audituesit ligjore të IEKA-s,  të përmbushë kërkesat ligjore dhe të sigurojë transparencë”.
Nga ana e tij, Kryetari i Këshillit Drejtues të IEKA-s, Hysen Çela shprehu angazhimin maksimal të institucionit që ai drejton, për të ofruar konsulencë për përcaktimin e rregullave që do të ndjekin audituesit, trajnimin e financierëve të partive politike dhe të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces, si dhe mbikëqyrjen e procesit të monitorimit nga ana e ekspertëve.
Çela tha se, të gjithë problematikat që do të konstatohen në raportet e monitorimit, do t’i shërbejnë përmirësimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor.
KQZ dhe IEKA do të angazhohen të shqyrtojnë në mënyrë të ndërsjellët kërkesat dhe propozimet e dyanshme, për të sjellë një monitorim dhe mbikëqyrje sa më efikase të financimit dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore.
klement zguri - hysen cela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.