Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndihet i fyer nga renditja, ikën edhe një tjetër aleat nga lista e deputetëve të PD

29/05/2017
Ndihet i fyer nga renditja, ikën edhe një tjetër aleat nga lista e deputetëve të PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legaliteti, Sulejman Gjana ka deklaruar sot dorëheqjen e tij nga kandidimi në zgjedhjet e 25 qershorit në listat e Partisë Demokratike.
I renditur nga Basha i 4-ti në listën e PD-së në Qarkun e Dibrës, Gjana thonë se me këtë pozicionim kryedemokrati jo vetëm e ka fyer atë personalisht por edhe i ka fyer partinë që ai drejton, PLL-në.

Deklarat e plotë e Suljeman Gjanës

Të dashur miq,
Ju njoftoj se dje në mëngjes lajmërova Kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha se, nuk e pranoj renditjen e emrit tim në vendin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres.
Këtë vendim e mora pasi të shtunën zhvilluam një mbledhje të kryesisë të PLL, pas shumë konsultimesh me miq e dashamirës të mi dhe të Legalitetit, por edhe pas një reflektimi të thellë mbi realitetin e ri që krijoi marrëveshja Basha – Rama dhe perspektiva e mazhorancës dhe opozitës së ardhshme.
Fakti që unë kam bindjen se pluralizmi politik në Shqipëri është në rrezik dhe se vlerat dhe kauzat e përqafuara dhe mishëruara prej dekadash nga PLL nuk mund të jenë objekt pazaresh meskine e të cilat nuk lejoj që të nëpërkëmben prej askujt, më përforcojnë qëndrimin tim se as Legaliteti dhe as unë nuk mund të shërbejmë si garniturë apo fasadë.
Për më tepër, renditja e kryetarit të PLL në pozicionin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres, jo vetëm që është e padenjë dhe fyese për mua personalisht dhe PLL, por është edhe një tregues i qartë se PD nuk e dëshiron prezencën e PLL në Parlament as zërin e shtresave që ne përfaqësojmë, dhe si rrjedhojë as edhe bashkëpunimin me ne.
Besoj se legalistët dhe simpatizantët e PLL do të kuptojnë siç duhet thelbin e vendimit tim që, në vazhdim, do të sqarohet më gjerësisht nga unë por edhe me një deklaratë politike të PLL.
I juaj përzemërsisht,
Sulejman Gjana
Kryetar i PLL



sulejman-gjana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama leksion protestuesve se si duhet ta bëjnë protestën: Është kundër turizmit dhe imazhit

Rama leksion protestuesve se si duhet ta bëjnë protestën: Është kundër turizmit dhe imazhit

15/06/2026
2 TË VRARË/ Foto nga vendngjarja, pamjet e makinës dhe zonës ku u vranë dy persona

MIRDITË/ Qëllohet me armë zjarri në makinë Valter Lleshi

15/06/2026
Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama leksion protestuesve se si duhet ta bëjnë protestën: Është kundër turizmit dhe imazhit

Rama leksion protestuesve se si duhet ta bëjnë protestën: Është kundër turizmit dhe imazhit

15/06/2026
2 TË VRARË/ Foto nga vendngjarja, pamjet e makinës dhe zonës ku u vranë dy persona

MIRDITË/ Qëllohet me armë zjarri në makinë Valter Lleshi

15/06/2026
Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.