Kokainë dhe mijëra e mijëra euro janë kapur nga policia italiane. Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë nga policia italiane, ku i është gjetur një sasi kokainë si dhe 900 euro.
Më pas karabinierët kanë bërë dhe kontrolle në banesën e të riut, ku kanë sekuestruar një tjetër sasi kokaine si dhe 2100 euro.
Në total është sekuestruar 243 doza kokainë e gatshme për tregun e drogës në Perugia. Deri më tani nuk dihen ende personat me të cilët bashkëpunonte shqiptari, por polica italiane po heton për të zbuluar rrjetin e trafikantëve që furnizonte të riun.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/