Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përfundojnë konsultimet për kandidaturat, Rama: Debatet me Blushin s’përbëjnë lajm, vërejtjet e SHBA-së dhe Brukselit nuk më shqetësojnë

10/04/2015
Përfundojnë konsultimet për kandidaturat, Rama: Debatet me Blushin s’përbëjnë lajm, vërejtjet e SHBA-së dhe Brukselit nuk më shqetësojnë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edi Rama ka mbyllur konsultimet me deputetët socialistë, për përzgjedhjen e kandidaturave, të krerëve lokalë, për zgjedhjet e 21 qershorit 2015.
Duke i vlerësuar këto zgjedhe si “jo politike, por historike”, Rama bëri të ditur në përfundim të konsultimeve se, “kishim takime intensive. Në këto takime dakordësuam një numër të konsiderueshme kandidatësh dhe kandidatesh, ndërkohë që mbeten për tu përfunduar disa njësi, sikurse bashkia e Tiranës. Për këto njësi ka ende disa punë të natyrës konsultative për tu bërë dhe për të pritur përfundimin e anketimeve të realizuar. Brenda javës së ardhshme, mendoj nga mesjava, do të jemi gati me të gjitha kandidaturat, për tryezën e koalicionit, më të madh për të qeverisur bashkitë”, u shpreh midis të tjerave Edi Rama.
Ndërkohë, për javën e ardhshme, kanë mbetur për tu përmbyllur përzgjedhjet e kandidaturave edhe në qarqet Vlorë e berat. Në përfundim të kësaj përzgjedhje, pritet që koalicion mazhoritar, të ndalet te vendosja për secilin kandidat.
I pyetur për debatet me deputetin Blushi Rama theksoi se ata debatojnë në mënyrë të natyrshme me njëri tjetrin.
“Kemi pas një tjetër tur konsultimesh intensive ku kemi rakorduar qëndrimet e bazës së partisë, si dhe çka deputetët kanë vjelë nga konsultimet me shoqërinë civile dhe grupet e interesit si dhe rezultatet e sondazheve. Kemi dakordësuar për një numër të konsiderueshëm kandidatësh që do ti propozohen koalicionit, ndërkohë që mbeten për tu përfunduar edhe disa njësi ndër të cilat edhe njësia më e madhe e vendit, bashkia e Tiranës. Për këto njësi ka akoma disa punë për të bërë, të natyrës konsultative dhe të përfundimeve të imëta të anketimeve që ne kemi zhvilluar”, u shpreh Rama.

Kur pritet të realizohet prezantimi i kandidatëve të Tiranës?
Besoj se brenda javës së ardhshme dhe mendoj se në mesjavë do jemi gati.

Si i pritët kritikat e Ben Blushit?
Unë kam bërë sot disa takime. Nuk mbaj mend se sa, ku kemi pasur debate dhe nuk kam ndonjë kujtesë për ndonjë debat të veçantë me ndonjërin nga deputetët. Ne debatojmë në mënyrë të natyrshme me njeri tjetrin dhe këtu nuk ka lajm.

Keni një përgjigje për akuzat e PD, e cila thotë se ju po prezantoni persona të inkriminuar?
Nuk di çfarë kanë parasysh. Para pak çastesh mësuam se një kandidat i shpallur prej tyre u shpall fajtor nga gjykata dhe mesa më rezulton do jetë në burg. Shpreh keqardhje të thellë për PD që tjetër thotë, tjetër bën, tjetër mendon.

FRD, PSD, PDS do jenë në koalicion me ju?
Jemi në diskutime me të gjithë. Koalicioni do të jetë i madh. ne kemi shqetësim kryesor që në këto zgjedhje nuk jemi duke bërë garën e radhës për një palë zgjedhje vendore, por po përcaktojmë fatin e reformës administrative. Të gjithë qytetarët duhet ta shohin këtë proces si një proces që do përcaktojë shumë mënyrën se si do qeveriset niveli vendor. Qytetarët do të dinë të zgjedhin dhe do bëjnë zgjedhjen më të mirë.

A do ishte më mirë që të kishte garë brenda PS-së me projekte konkrete nga kandidatët?
Në këtë mënyrë do të rrëzonit zërat se procesi po bëhet nga një njeri i vetëm… Këto janë pjesë e jetës dhe mua nuk më bëjnë përshtypje dhe as nuk i dëgjoj fare. Jam mësuar kaq shumë me muhabete pazari të përkthyera në trajtë akuzash politike saqë kam fituar imunitet të plotë. Asnjëherë më parë nuk është bërë një proces kaq i imët konsultimesh dhe kaq i detajuar për të thithur opinionin e qytetarëve.

Sipas anketave tuaja, në sa bashki rezultoni fitues si mazhorancë?
Për ne këto nuk janë zgjedhje politike, por janë zgjedhje me një rëndësi historike për shkak të një reforme historike që kemi ndërmarrë.

Ju shqetësojnë vërejtjet nga Brukseli dhe SHBA?
Fare.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

24/01/2026
Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

24/01/2026
Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

24/01/2026
Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.