PR: Arsyet qesharake pse iku Ylli Shehu

PR: Arsyet qesharake pse iku Ylli Shehu

500
0
Shares

Partia Republikane ka reaguar sot ndaj deputetit të saj Ylli Shehu i cili iu bashkua një ditë më parë grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sipas Partisë republikane, “Ylli Vesel Shehu ka një marrëveshje të nënshkruar para zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, të depozituar në PR, që do të ushtronte mandatin vetëm 2 vjet dhe ky mandat mbaronte në shtator 2015 dhe i kalonte Alfred Deshatit, i dyti në listë. Për këtë ka qenë dakord dhe babi i Yllit ‘dhe si duket e mbajti fjalën për t`u larguar edhe pak para kohe’”.
Duke u shprehur se Shehu shkroi me dorën e Ilir Metës në Deklaratën për shtyp, PR thotë se ky deputet nuk ka folur asnjëherë në podiumet e kësaj partie.
Ndërsa i ka cilësuar qesharake arsyet e paraqitura nga Ylli Shehu PR, thotë se, “Është e turpshme gjithë kjo situatë politike që po ndodh me shitblerjen e deputetëve, si pazar i gjësë së gjallë. S`ka njeri në këtë vend që të besojë se ndonjë deputet mund t`i bashkohet LSI-së për ideal apo ide politike, përveçse për pazar, përfitim dhe të tjera. LSI e përsërisim është kthyer “vendi” ku mblidhen mizat”.
Kjo forcë politikë sqaron edhe moskandidimin e Agron Dukës për bashkinë e Durrësit.
“Agron Duka që ka vendosur të mos kandidojë jashtë koalicionit, ka deklaruar publikisht dhe po punon në mbështetje të kandidates së PD-së dhe PR-së, Grida Duma”, sqaron PR.
Reagimi i PR-së erdhi pas pretendimeve të shprehura sot, deputeti Ylli Shehu.
Duke shpjeguar arsyet e kësaj lëvizje, Shehu thotë se ka bërë një “zgjedhje politike të motivuar”, ndërsa shton se “Fatmir Mediu nuk ka mbajtur premtimet e bëra”.
Sipas deputetit Shehu, kreu i PR nuk dha asnjë shpjegim për mos kandidimin për bashkinë e Durrësit të Agron Dukës, i cili sipas tij do të kishte qenë fitues në këto zgjedhje lokale.
“Në këto kushte i kam bërë me dije strukturave të Partisë Republikane dhe Mediu mospajtimin tim me këto qëndrime sa inferiore, kontradiktore dhe qesharake, duke bërë edhe zgjedhjen time politike për t`iu bashkuar grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, bëri të ditur më herët Ylli Shehu.

Deklarata e plotë e Partisë Republikane

Sot Ylli Vesel Shehu ka shkruar me dorën e Ilir Metës një deklaratë për shtyp, në të cilën përpiqet të sqarojë pse është larguar nga Partia Republikane.
Arsyet janë qesharake.
Është e turpshme gjithë kjo situatë politike që po ndodh me shitblerjen e deputetëve, si pazar i gjësë së gjallë. S`ka njeri në këtë vend që të besojë se ndonjë deputet mund t`i bashkohet LSI-së për ideal apo ide politike, përveçse për pazar, përfitim dhe të tjera.
LSI e përsërisim është kthyer “vendi” ku mblidhen mizat.
Së pari, Ylli Vesel Shehu nuk ka folur asnjëherë në forumet e PR-së.
Së dyti, vendimin e koalicionit me PD-në e ka marrë Asambleja Kombëtare e PR-së, ku Ylli ka folur vetëm me heshtjen e tij si gjithmonë, madje ka ngritur dhe dorën.
Së treti, ka qenë Agron Duka që ka vendosur të mos kandidojë jashtë koalicionit, ka deklaruar publikisht dhe po punon në mbështetje të kandidates së PD-së dhe PR-së, Grida Duma.
Së katërti, i vetmi pretendim që ka shprehur Ylli Vesel Shehu, jo formalisht por privatisht, ka qenë se PD-ja nuk i kandidoi babi Veselin.
Së pesti, Ylli Vesel Shehu sipas  deklarimeve të disa deputetëve të majtë, e kishte bërë pazarin në Kukës me LSI-në dhe PS-së në Kamëz së, bashku me babin dhe Ilir Metën
Së gjashti, Ylli Vesel Shehu ka një marrëveshje të nënshkruar para zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, të depozituar në PR, që do të ushtronte mandatin vetëm 2 vjet dhe ky mandat mbaronte në shtator 2015 dhe i kalonte z. Alfred Deshatit, i dyti në listë.
Për këtë ka qenë dakord dhe babi i Yllit  “dhe si duket e mbajti fjalën për t`u larguar edhe pak para kohe”.
I kërkojmë ndjesë të gjithë votuesve të djathtë të Tiranës që zhgënjehen nga soje të tilla dhe për  kandidimin nga ana jonë të një njeriu të tillë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY