THE GUARDIAN/Plani horror për ditën e vdekjes së mbretereshës Elizabetë

THE GUARDIAN/Plani horror për ditën e vdekjes së mbretereshës Elizabetë

78
0
Shares

E përditshmja britanike The Guardian ka publikuar planin sekret të titulluar “Ura e Londrës” që do të përdoret për të lajmëruar vdekjen e Mbretëreshës Elizabetë.

Ditën që Mbretëresha Elizabetë do të ndërrojë jetë asgjë nuk do i lihet rastësisë. Çdo gjë është planifikuar në detajet më të imëta në një operacion të titulluar “London Bridge”. E përditshmja britanike “Guardian”, nëpërmjet një artikulli të bazuar në fakte dhe dokumente, ka publikuar planin sekret të studiuar nga Mbretëria e Bashkuar. Përgjigja e vendit atë ditë do të jetë monumentale në krahasim me atë që ndodhi pas vdekjes së Lady Diana në 1997-ën. Pranë mbretëreshës do të jenë familjarët e saj dhe mjeku personal që ndjek prej vitesh gjendjen e saj shëndetësore Hju Tomas. Ai do të kontrollojë personat që do të hyjnë në dhomën e saj si dhe informacionet të cilat do të mund të bëhen publike.

Sekretari personal i Mbretëreshës do të lajmërojë menjëherë kryeministrin në çfarëdo lloj ore që do të jetë e nevojshme. Fjala në kod do të jetë “Ura e Londrës ra”, dhe menjëherë pas kësaj do të nisë operacioni.

Më pas ministri i jashtëm britanik do të japë lajmin në 15 vendet në të cilat Elizabeta është Mbretëreshë dhe do të vijohet me 36 shtetet e tjera. Më pas do të ketë një deklaratë për shtyp në mënyrë që lajmi të bëhet publik për të gjithë botën.

Plani Ura e Londrës përfshin dhe ndërprerjen e të gjitha programeve televizive dhe radiofonike pasi radiot do t’ia japin linjën edicioneve informative dhe do të transmetohet muzikë e lehtë. Në televizione të gjithë folësit dhe folëset do të jenë të detyruar të vishen me të zeza. Disa nga rrjetet televizive i kanë zgjedhur që tani ata që do të komentojnë në studio lajmin. Ndërsa të Përditshme si Guardian dhe Times kanë gati histori të ndryshme dhe lajme që lidhen me jetën e Mbretëreshës.

Do të shpallen 12 ditë zie kombëtare pas të cilave do të zhvillohet dhe funerali. Princi Karl do të bëhet mbret dhe ditën që mbretëresha do të mdërrojë jetë duhet të mbajë një fjalim zyrtar. Uilliam do të jetë princi i Uellsit dhe Kejt do të bëhet princeshë. Gjithashtu do të shpërndahen kartmonedha dhe pulla postare me pamjen e sovranit të ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY