Një arkëtar nga Peja është gjetur fajtor për veprën penale përvetësim i paligjshëm i 715 mijë eurove dhe është dënuar me tri vjet burg
Ai ishte arkëtar i kompanisë më të madhe në Kosovë “Devolli Grup” dhe nuk ka depozituar në bankë 715 mijë euro të kësaj kompanie, por i ka luajtur në lojërat e fatit duke i tretur “si kripen në ujë”. Për këtë vepër penale, “përvetësim i paligjshëm” Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar të pandehurin A.SH me tri vjet burg.
Këtë shumë të parave i pandehuri e ka marrë teksa punonte si arkëtar kryesor i kompanisë “Devolli Grup”, citon Kallxo,com.
Në komunikatën për media të Gjykatës Themelore të Pejës thuhet së aktgjykimi është marrë pas pranimit të fajësisë vullnetarisht nga vetë i akuzuari.
“I akuzuari A. Sh. është shpallur fajtor, sepse me datë 07.04.2016 e gjerë me dt. 23.06.2016 duke keqpërdorur pozitën e tij prej arkëtari kryesor në kompaninë “Devolli Grup” me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka marrë nga arka shumën e të hollave prej 715.000 euro, të cilën shumë është dashur ta deponojë në bankë. Por, i akuzuari i ka humbur në lojërat e fatit në kompaninë “Colino” dhe “Totosport” në Pejë si dhe në kompanitë e tjera të lojërave të fatit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/