Krejt papritur kanë nisur sulme tri ditët e fundit ndaj kandidatit demokrat Halim Kosova. Kjo lidhet me afrimin e datës së zgjedhjeve por ndërkohë vëzhgues të poliitkës dhe zgjedhjeve e lidhin kryesisht me rezultatet jo të mira për Erion Velinë të konfirmuara nga anketimet. Gazeta Mapo shkruan sot se Veliaj ka diferencë me PS në sondazhe, cfarë do të thotë se rreziku që i vjen nga brenda nuk është shmangur. Në një shkrim të Armand Shkullakut thuhet se “Sondazhe të bëra brenda mazhorancës flasin për një ngecje të Veliajt në kuotat afërsisht 8- 15 për qind më pak se koalicioni i majtë dhe një ngritje të lehtë të Halim Kosovës që shkon më lart se koalicioni opozitar. Këtë diferencë, që sjell një rrezik evident deri në 21 qershor, Veliaj dhe strategët e tij kanë menduar ta zgjidhin duke provokuar konflikt dhe duke tentuar të fusin Halim Kosovën në kurthin e politikës vulgare të ditës”.
Shkrime kundër Kosovës janë publikuar në disa media online të marketuara(me pagesë) në rrjete sociale në mënyrë që të kenë shpërndarje sa më të madhe. Po ashtu sondazhe të reja kanë nisur në media afër të majtës për të kompesuar ndonjë sondazh tjetër që mund të publikohet këto ditë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/