“E megjithatë është i lidhur me krimin”

“E megjithatë është i lidhur me krimin”

48
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar pas vendimit të Gjyaktës së Lartë që gjobiti dy drejtues të PD-së për akuzat që bënë ndaj Edi Ramës se është i lidhur me krimin duke deklaruar pikërisht këtë gjë që Edi Rama është i lidhur me krimin.
“Është fakt i njohur botërisht që Edi Rama është lidhur kokë e këmbë me krimin. Kryeministri aktual është njeriu që solli në parlament me firmën e tij, dhjetra deputetë të lidhur me rekorde kriminale.
Është fakt i njohur botërisht që ai përdori kontratën me krimin, si një instrument për të fituar pushtetin, si një instrument që po e përdor sot sërish për të mbajtur pushtetin. Asnjë alibi nuk e shpëlan Edi Ramën nga dosjet dhe lidhjet e tij me krimin, dosje të cilat partnerët tanë ndërkombëtarë ia kanë përplasur në tryezë.
Është fakt i njohur botërisht që Edi Rama ka qenë dhe mbetet mbrojtësi më i flaktë i personave me rekorde të tmerrshme kriminale në parlament dhe në listën e tij të kandidatëve vendorë. Sepse Edi Rama ka refuzuar dhe refuzon të zgjidhë kontratën me krimin.
Presioni i paprecedent, që ai i ka bërë sistemit të drejtësisë me qëllimin e vetëm për të mbuluar kontratën e tij me krimin, solli që sot drejtësia të japë një vendim të papranueshëm pasi kishte refuzuar më parë të merrte në shqyrtim prova, fakte dhe dëshmitarë që hedhin dritë mbi lidhjet e Edi Ramës me krimin. Vendimi i sotëm është i papranueshëm për opozitën që ka kërkuar dhe kërkon dekriminalizimin e politikës.
Partia Demokratike mbetet e vendosur të mos komentojë asnjë vendim gjyqësor, por nuk hesht dhe nuk ka për të heshtur derisa lidhjet e krimit me politikën të priten. Derisa lidhjet e kryeministrit me mafian të këputen. Kush mendon të kundërtën, gabon rëndë”, shkruan Basha në rrjete sociale.
Pak orë më parë Kryeministri Edi Rama e përshëndeti vendimin e Gjykatës së Lartë duke deklaruar se është një lajm i mirë për 3 arsye:
“Së pari, sepse opinioni publik mësoi nga një palë e tretë, pra nga Gjykata e Lartë e vendit, që akuzat e bëra ndaj meje nga këta zanatçinj të baltës politike, për medemek lidhje me krimin e me kriminelë me damkë, janë shpifje dhe asgjë tjetër.
Së dyti, sepse kjo lojë e ulët që e ka bërë shpesh politikën një neveri të vërtetë dhe i ka kthyer rëndom politikanët në lolo në syte e qytetarëve, nga sot nuk është më e pandëshkueshme. Kush shpif siç bënë dy të denuarit e sotëm, duhet të llogarisë mirë përballjen me ligjin.
Dhe së treti, dy dënimet e sotme janë një lajm i mirë sepse nxjerrin edhe më qartë në pah nevojën për kriminalizimin e shpifjes si mjet lufte politike”, shkruan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY