Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tefta Cami “kopetentja” që urdhëronte heqjen e skenave me puthje nga filmat shqiptarë

07/06/2015
Tefta Cami “kopetentja” që urdhëronte heqjen e skenave me puthje nga filmat shqiptarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Skena e puthjes te filmi i famshëm shqiptar “Duaje emrin tënd”, ka ndodhur. Por ka ndodhur edhe tjetra, ish-minsitrja e Arsimit Tefta Cami, e ka prerë…
Me gjithë mohimin e dy aktorëve protagonistë, Ndriçim Xhepa dhe Rajmonda Bulku, regjisori Kristaq Mitro pohon për gazetën “Panorama” se ata janë puthur. Skena e Jonës me Arsenin, të shtrirë në parkun e Kodrave të Liqenit, ishte paraprirë nga një më “e nxehtë”, xhiruar në Volorekë.
Kishte plasur bomba.
“E keni marrë vesh ç’ka ngjarë në Pogradec?! Monda me Çimin janë puthur!”.
Në Kinostudio nuk shkëmbeheshin fjalë të tjera, veç tyre. Por entuziazmi për arritjen e së pamundurës aq zgjati, sa psherëtima e ministres së kohës, në fund të sekuencës.
Bashkë me “çlirimin”, e saj të shqetësuar, erdhi edhe urdhri zyrtar që puthja të hiqej. Do të bëheshin xhirime të tjera”.
kristaq_mitroMbase jo me të njëjtën ngarkesë, por ngjarje si këto regjisori Mitro ka pasur vazhdimisht me filmat e tij. Një herë i është afruar greminës e një tjetër ka mbyllur sy e veshë.

Pra, ndryshe nga ç’kanë thënë vetë, Jona me Arsenin janë puthur?
E puthura u arrit të realizohej me sukses të plotë. Asnjëri prej të dy aktorëve, as Xhepa e as Bulku nuk shfaqi komplekse për kërkesën që patëm. Bulku në këtë rast, meqë femrat ishin në qendër të paragjykimeve, e priti pa më të voglin shqetësim këtë gjë. I vetmi që reagoi për keq, gjatë xhirimeve, ishte i biri, të cilin e kishte me vete. Ishte jo më shumë se 7 vjeç kur pjesëtarë të grupit të xhirimeve e ngacmonin duke i thënë se mami po puthet me Çimin. Ai mori një thupër dhe ndiqte me vrap nga pas Ndriçim Xhepën për ta qëlluar. Vrapo Çimi, e vrapo djali, deri sa e realizoi të tijën, e qëlloi. Sigurisht që të gjitha këto në sheshxhirim krijuan atmosferë humoristike, asgjë më tepër.

Jo se është çudi, por çfarë ndodhi konkretisht që nuk u lejua?
Ajo që ndodhte gjithmonë. Kontrolli! U dërgua materiali në Kinostudio, të lahej, siç ndodhte gjithmonë, pastaj do ta shihte grupi i punës, kur ta kthenin, në Pogradec. Ndërkaq, sapo shkoi, kishte plasur bomba. “E keni marrë vesh për Mondën dhe Çimin?! Janë puthur”. Këta zëra na erdhën edhe ne, sado që nuk ishim në Tiranë. Vjen më pas për ta parë ministrja e kohës, Tefta Cami. Donte ta shihte filmin vetëm dhe ashtu u bë. Unë prisja jashtë, gjithë ankth, nëpër shi, me mikun tim Luan Rama. Do e presin, i thosha Luanit, i cili shpresonte më shumë se unë që kjo gjë nuk kishte për të ndodhur. Dhe vërtet ishte fatkeqësi që e prenë, sepse ishte një skenë shumë e bukur. Pas vërejtjes me shkrim, dhanë urdhër të bëhej skena nga e para, pa puthje. Ajo që është në film sot, nuk është skena që xhiruam në Volorekë, por ajo që ribëmë te Kodrat e Liqenit Artificial.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Rajmonda_Bulku_Puthjet_ne_filmat_par_90_e_cuditshme_por_paragjykoheshin_edhe_nga_artistet_e_rinia_2571_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

03/04/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

GJKKO vijon gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, debate mes Ols Dados dhe Maks Haxhisë

03/04/2026
Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

03/04/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

GJKKO vijon gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, debate mes Ols Dados dhe Maks Haxhisë

03/04/2026
Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.