FOTO/ Belgjikë, gjendet trupi pa kokë e gjymtyrë i një studenti shqiptar

FOTO/ Belgjikë, gjendet trupi pa kokë e gjymtyrë i një studenti shqiptar

138
0
Shares

Policia belge ka mundur të identifikojë trupin e masakruar të gjetur më datën 9 qershor brenda një valixheje sportive. Trupi i masakruar pa kokë, pjesët e parakrahut dhe këmbëve, gjetur në Bruksel, janë të një të riu shqiptar.
Pjesët e gjetura i përkasin shqiptarit 22 vjeçar, identifikuar si Xhuliano B. student drejtësie i vitit të parë në universitetin e Brukselit.
xhuliano b, mediat belgeLajmi për gjetjen e kufomës u publikua nga gazetën “La Capitale” dhe tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga policia dhe burimet gjyqësore.
Mbetjet njerëzore u zbuluan me 9 qershor në një fushë në buzë të Jette dhe Wmmel.
Punëtorët nga komuna e Jette gjatë punës së përditshme zbuluan mëngjesin e së martës së fillim qershorit një valixhe të madhe sportive, e brenda saj trungun e një njeriu, të masakruar. Atij i mungonte koka, parakrahu dhe një pjesë e këmbëve.
policia belge1Trupi më pas u identifikua në bazë të një tatuazh që kishte në trup.
Autopsia ende nuk ka të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Media belge shkruan se ai nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë. Ai rezulton të ketë qenë dënuar me 30 muaj burg, i pezulluar nga shkolla pasi kishte goditur me një shkop bejsbolli një shok klase, kur ai ishte 18 vjeç.  Ndërkohë qe në vitin 2014, ai ishte i arrestuar për trafikim në kanabisit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY