FOTO GALERI/ Sulmi në Londër, rritet numri i viktimave, e plagosura e...

FOTO GALERI/ Sulmi në Londër, rritet numri i viktimave, e plagosura e tmerruar hidhet nga ura

81
0
Shares

Katër persona kanë vdekur pasi një terrorist bëri një masakër në qendër të Londrës.

Përpara se agresori të sulmonte një oficer policie duke e lënë të vdekur, ai ka përplasur me makinë dhjetëra persona që po kalonin në urën e  Westminster, ku dy prej tyre kanë gjetur vdekjen. Një grua pasi mbeti e plagosur është hedhur nga ura dhe është gjetur e vdekur dhe e mbuluar me gjak mbi ujë.

3E886E5A00000578-4338998-image-m-126_1490201193371

Azilanti  44-vjecar kishte me vete dy thika në momenti e atentati. Pasi ai theu ambientet rrethuese të Parlamenti ka qëlluar policin, i cili ka gjetur vdekjen. Më pas policia ka hapur zjarr ndaj agresorit duke e lënë të vdekur. Katër persona kanë vdekur, përfshirë një këmbësor dhe një polic që mbronte Parlamentin.  Të tjerët që po kalonin mbi urë kanë pësuar lëndime të mëdha. Mësohet se deri me tani shkon ne 20 numri i personave te plagosur.

3E88A8E600000578-4338998-image-a-141_1490203004399

 

Vdes oficeri i policisë dhe dy qytetarë, dhjetëra të lënduar 

Nga ngjarja e ndodhur para Parlamenti ne Londer, dy persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 10 persona thuhet se janë goditur me automjet “4×4” në urën “Westminster”, që raportohet se drejtohej drejt turmës së këmbësorëve dhe çiklistëve.

12557 (1)

Mediat britanike raportojnë se agresori me thikë, i përshkruar si një aziatik rreth të 40-ave, arriti të futej në kopshtin e Parlamentit dhe ka gjuajtur me thikë një oficer policie, përpara se të qëllohej për vdekje. Oficeri, sipas një gazetari të huaj që raporton përmes “Twitter”-it, dyshohet të ketë humbur jetën, pasi trupi i tij është mbuluar.

3E878CF900000578-4338998-Emergency_services_at_the_scene_outside_the_Palace_of_Westminste-a-112_1490199966824

Lidhur me ngjarjen e rëndë e cila ndodh përpara Parlamentit në Londër thuhet se sulmi është një akt terrorist.

3E87410F00000578-4338998-image-a-94_1490198694745

Agresori thuhet se ka qenë i vetëm teksa drejtonte automjetin gjatë urës “Westminster”, përpara se të përplasej me gardhin e Dhomës së Parlamentit dhe të futej në kopsht. Punimet e Dhomës së Përfaqësuesve janë pezulluar nga nënkryetarja Lindsay Hoyle. Deputetët janë urdhëruar të qëndrojnë brenda e të mos dalin jashtë.

3E8784B800000578-4338998-image-a-111_1490199898654

Njerëzit jashtë pallatit shiheshin teksa vraponin, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë helikopterë të ndihmës së shpejtë mjekësore, ndërsa të pranishme janë edhe 12 makina policie dhe furgonë.

3E86F17E00000578-4338998-image-a-72_1490197386153
3E8703AC00000578-4338998-image-a-67_1490196692238
3E878CF900000578-4338998-Emergency_services_at_the_scene_outside_the_Palace_of_Westminste-a-112_1490199966824
3E87BC6800000578-4338998-image-a-114_1490200131503

Sulmi në Londër/ Agresori theri me thikë një oficer policie. Kryeministrja largohet nga vendi i ngjarjes (Video)

Një person me thikë ka tentuar që të futet ne Parlamentin e Londrës.

3E86A64300000578-4338998-image-a-11_1490194435881

Kanë qenë vetë politikanët dhe gazetarët ata që kanë publikuar në rrjetin social “Twitter” ngjarjen e ndodhur.

Policia britanike ka hapur zjarr dhe ka vrarë një persot qe tentoi te hyjnte në Parlament. Nga raportimet behet e ditur se një automjet është përplasur me këmbësorë në urën “Westminster”.

Agresori me thikë arriti të futej në hapësirën e blertë të Parlamentit dhe ka therur një oficer policie, përpara se të qëllohej për vdekje.

Më shumë se 10 persona thuhet se janë goditur me automjet “4×4” në urën “Westminster”, që raportohet se drejtohej drejt turmës së këmbësorëve dhe çiklistëve. Tri trupa dukeshin qartë të shtrirë jashtë Parlamentit, ndërsa është rrethuar dhe mbyllur me urgjencë.

Kryeministrja Theresa raportohet të jetë futur në një makinë nga një oficer policie i veshur jo me uniformë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Raportohet për 12 persona të plagosur, ndërsa hetimet e policisë do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY