Interpol Tirana kreu sot ekstradimin nga Frankfurti/Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Agron LAÇAJ (Lacej), 41 vjeç, banues në Shkodër .
Ky ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:
Gjykata e Apelit Shkodër, me Vendimin Nr.199, datë 17.04.2014, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje“, e kryer dy herë, “Armë mbajtje pa leje“, parashikuar nga nenet 76 e 278/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit, tonë u bë në shkurt të këtij viti në Gjermani.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 01.06.1999, rreth orës 22:30, në dalje të qytetit të Koplikut, shtetasi Agron Lacaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasit L. H. dhe S. R.
Ngjarja ka ndodhur pas një grindje që kanë patur me njëri – tjetrin për motive të dobëta.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij ne Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/