FOTO/ Grida Duma fiton gjyqin me Erion Veliajn dhe vëllanë e tij

FOTO/ Grida Duma fiton gjyqin me Erion Veliajn dhe vëllanë e tij

78
0
Shares

Grida Duma, me cilësinë e koordinatores së medieve në PD, ka fituar gjyqin me Erion Veliajn dhe vëllanë e tij.
Shoqëria “EAG Communication” kishte paditur Grida Dumën për cenim të imazhit. “EAG Communication” kërkonte të dëmshpërblehej për dëmin e shkaktuar nga deklaratat e rreme të koordinatores për mediat në PD, Grida Duma. Masa e kërkuar për dëmshpërblim nga shoqëria “EAG Communication” ishte që Grida Duma përveçse duhet të përgënjeshtronte deklaratat e saj të rreme dhe se duhet të paguante dëmin e shkaktuar me 100 mijë euro.

Akuzat

pp_copy_1Historia për shpifje nisi në fillim të muajit nëntor të vitit 2014, kur Partia Demokratike  akuzoi ish-ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, se vëllai i tij kishte përfituar shuma të mëdha përmes fondeve te agjencive shtetërore. Sipas Grida Dumës kompania e vëllait të ministrit kishte ndryshuar emër nga “Gogel” ne “EAG Communication” dhe përmes kësaj, kishte përfituar miliona nga agjencitë shtetërore.
Koordinatorja e marrëdhënieve me publikun në Partine Demokratike ka akuzuar se kjo kompani është përfituese të rreth 390 milion lekë për dekorimin e qytetit me rastin e vizitës së Papa Franceskut. Selia blu nëpërmjet daljeve të saj për median pati akuzuar drejtpërdrejtë si përfitues të këtij fondi, Ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj.
Koordinatorja e PD-së pretendonte gjithashtu se kompania “Gogel” ka marrë 900 mijë lekë (te reja), si kompani e kontraktuar nga agjencitë shtetërore për evente dhe marketing dhe kompania e dytë EAG, po sipas Dumës, kishte përfituar 52 milionë lekë (të reja) nga kontratat me agjencitë shtetërore.

Gjyqi

grida, vendim gjyqiPas këtyre akuzave, kompania “EAG Communication”, bëri një padi ndaj Grida Dumës. Nëpërmjet kësaj “padie shkaktim dëmi”, shoqëria”EAG Communication” sh. p. k., kërkonte “detyrimin e të paditurve për të shpërblyer dëmin jashtë-kontrakror të shkaktuar palës paditëse, si rrjedhojë e cenimit të imazhit të shoqërisë për shkak të deklaratave publike të rreme të bëra nga e paditura, në masën e 100.000 euro. Detyrimi i të paditurve për të publikuar në televizionet kombëtare, përgënjeshtrim për thëniet e rreme në adresë të palës paditëse”.
Dy ditë më parë, gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, vendosi “Rrëzimin e padisë. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësit. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit, për palën në mungesë ky afat fillon nga komunikimi i vendimit. U shpall në Tiranë, më datë 01. 07. 2015”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY