Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nisin punimet për gazsjellësin TAP, në dy dekada 1 miliard euro për Shqipërinë

03/07/2015
Nisin punimet për gazsjellësin TAP, në dy dekada 1 miliard euro për Shqipërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Potom të Skraparit u zhvillua sot ceremonia përuruese e nisjes së punimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryeministri Edi Rama nënvizoi disa efekte pozitive të projektit, që ai tha se në dy dekada do sigurojë 1 miliard euro për Shqipërinë.
Kjo është faza e parë e investimit, që lidhet kryesisht me ndërtimin e infrastrukturës.
“Pas kësaj faze do të nisë ndërtimi i tubacioneve kryesore dhe gazsjellësi do të përshkojë 211 km në truallin shqiptar. Në këtë fazë vlera e investimit është e konsiderueshme dhe krijon në mënyrë të drejtpërdrejtë më shumë se 800 vende të reja pune, ndërkohë që mijëra të tjera do jenë rezultat i marrëdhënieve indirekte me këtë projekt”, tha Rama.
Nga ky investim, Qarku i Beratit dhe ai i Fierit janë përfituesit kryesorë dhe të drejtpërdrejtë, ku veç kalimit të gazit, Rama nënvizoi edhe rregullimin e infrastrukturës rrugore. Kryeministri foli edhe për masterplanin për gazifikimin e vendit, ku tha se po punohet ngushtë me aksionerët e TAP-it për të studiuar kushtet teknike dhe financiare për këtë plan.
Ndërkohë, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri e cilësoi si historike nisjen e punës për këtë gazsjellës.
Ministri i Energjetikës shprehu zotimin e autoriteteve shqiptare për të shmangur çdo pengesë burokratike për investitorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

17/04/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

17/04/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.