Meta reagon për vrasjen e çiftit çek, ideatorët e nekropolitikës Rama, Tahiri...

Meta reagon për vrasjen e çiftit çek, ideatorët e nekropolitikës Rama, Tahiri & Co…, heshtin

60
0
Shares

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka reagaur sot, duke dënuar me ashpërsi aktin barbar në të cilin humbën jetën në mënyrë brutale dy turistë cekë, të cilët kishin zgjedhur të vizitonin Shqipërinë dhe shijonin mikpritjen dhe bukuritë e saj.
Nëpërmjet një noftimi të shpërndarë për mediat, Meta u shreh të gjithë solidaritetin familjeve të dy turistëve të vrarë dhe kërkon nga organet e zbatimit të ligjit të veprojne me shpejtësi dhe vendosin përpara drejtësisë autorët e këtij akti barbar, i cili bie ndesh me traditat e mikpritjes, bujarisë dhe besës së krahinës së Dukagjinit dhe gjitheë popullit shqiptar.
Meta thekson se akte të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e vendit si një destinacion turistik dhe kërkon nga organet kompetente të marrin të gjitha masat që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
Reagimi i kryeparlamentarit, është i pari i një drejtuesi të lartë politik të shtetit, për këtë ngjarje, pa përmendur reagimin e Zëvendësdrejtorit të Përgjihshëm Ardian Çipa.
Rreht 24 orë pas ngjarjes së rëndë, të vrasjes së dy turistëve çekë në fshatin Prekal të krahinës së Dukagjinit, ende asnjë reagim nuk ka ardhur nga drejtuesit poltikë të strukturave ligj-zbatuese, qoftë nga Saimir Tahiri, apo qoftë nga Edi Rama.
Këta dy dhe të tjerë, që deri para dy vjetësh nuk linin vdekje aksidentale, në rrugë apo miniera pa e amplifikuar politikisht, sot heshtin, siç heshtën edhe për minatroin që u vra pardje…, siç kanë heshtur edhe për raste të tjera …

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY