“Ftesa e Ramës për takim me kryebashkiakët e rinj, e pa protokolluar...

“Ftesa e Ramës për takim me kryebashkiakët e rinj, e pa protokolluar dhe pa axhentë”

255
0
Shares

Kryetarja e re e Bashkisë së Shkodrës, ka shpjeguar nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit Edi Rama, arsyet e refuzimit t pjesëmarrjes së saj në takimin e sotëm. Sipas saj, ftesa nuk ishte protokolluar, ndërsa takimi nuk ka një axhentë. Admei saktëson gjithashtu se ajo, ende nuk është shpallur zyrtarisht fituese nga KQZ.
Duke vënë në dukje se “disa nga problemet madhore me të cilat aktualisht përballet pushteti në nivel vendor, lidhen me mungesën e një kuadri të qartë e të plotë normativ e procedural për kalimin nga një sistem menaxhimi me disa njësi vendore në një Bashki, ajo tërheq vëmendjen për përcaktimin dhe drejtimin e procesit të kalimit të administrimit vendor, që duhet të kryhet me përgjegjësi nga ana e Qeverisë”.
Voltana Ademi, shtron më tej edhe disa nga pyetjet dhe problemet që sipas saj, duhet të marrin përgjigje të shpejtë.

Letra e plotë e kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi


voltana ademi_copy_1“I nderuar Z. Frashëri,
Në respekt të qytetarëve të Shkodrës të cilëve do t’u shërbej për vitet e ardhshme, jam e gatshme të marr pjesë me përgjegjësi dhe seriozitet në të gjitha takimet që në fokus të tyre kanë interesat e qytetarëve që më votëbesuan  më 21 Qershor. Ndërkohë sjell në vëmendjen tuaj që KQZ akoma nuk ka shpallur zyrtarisht rezultatet e votimit për zgjedhjet vendore 2015.
Unë kërkoj të ndërtojmë dhe mbajmë një marrëdhënie korrekte dhe zyrtare me institucionin e Kryeministrit. Për këtë arsye, në bazë të të gjitha rregullave protokollare, të komunikimit formal zyrtar, kërkoj nga ana juaj që ftesat të jenë të protokolluara dhe të detajuara për sa i përket axhentës së takimit dhe çështjeve për diskutim. Çdo formë tjetër kërkese, e pa protokolluar dhe pa një axhentë të specifikuar qartë do të shkaktonte keqkuptime të pa nevojshme e të dëmshme për një raport korrekt ndër – institucional.
Disa nga problemet madhore me të cilat aktualisht dhe menjëherë përballemi në nivel vendor, lidhen me mungesën e një kuadri të qartë e të plotë normativ e procedurial për kalimin nga një sistem menaxhimi me disa njësi vendore në një Bashki.
Përkundër  kërkesës së vonuar nga ana juaj për shkëmbimin e pikëpamjeve, në kushtet aktuale, ajo çfarë është bërë emergjente, është nevoja për përcaktimin dhe drejtimin e procesit të kalimit të administrimit vendor, që duhet të kryhet me përgjegjësi nga ana e Qeverisë.
Disa nga pyetjet dhe problemet që duhet të marrin përgjigje të shpejtë janë:
1.      Cilat janë aktet normative, procedurat dhe rregulloret që do të duhej të ishin tashmë të gatshme për zbatim, bazë për fillimin e punës në administrimin vendor, pas ndarjes territoriale?
2.      Cilat janë financat dhe mënyra e ndarjes së tyre sipas bashkive të reja në periudhën në vazhdim?
3.      Si do të realizohet plotësimi i nevojës së qytetarëve për shërbime publike në vazhdim dhe pa ndërprerje, ndërkohë që sot të gjitha ish-njësitë vendore nuk kanë në dispozicion fonde dhe në bazë të urdhëresave nuk mund të ofrojnë apo kryejnë asnjë shërbim, qoftë edhe administrativ për shkak të bllokimit dhe heqjes së fondeve për përdorim?
4.      Si do të shpërndahet fondi prej 20 milion dollarë investime në 61 bashkitë e reja për periudhën në vazhdim?
5.      Cila do të jetë marrëdhënia me agjencitë e dekoncentruara, me institucionin e Qarkut dhe Institucionin e Prefektit?
6.   etj, etj..
Shpresoj që takimi të përmbajë një axhendë të qartë për diskutim.
Me mirëkuptimin tuaj mbetem në pritje.
Faleminderit
Voltana ADEMI”.

Ftesa e Kryeministrit, e dërguar me e-mail, pa protokolluar


capture“Në vëmendje të Kryetarëve të zgjedhur të Bashkive
Zonja dhe Zotërinj,
Me porosi të Kryeministrit, Z. Edi Rama, ju bëj me dije se ditën e hënë, date 6 korrik, ora 12.00, do të zhvillohet në selinë e Kryeministrisë, takimi i pare i punës me kryetarët e sapozgjedhur të bashkive.
Jeni të lutur të merrni pjesë në këtë takim, gjatë të cilit do të shkëmbehen pikëpamje mbi punën e përbashkët mes Qeverise dhe pushtetit vendor pas zgjedhjeve të 21 qershorit.
Do t’ju isha mirënjohës nëse do të mund të konfirmonit pjesëmarrjen tuaj në këtë takim, duke ju përgjigjur këtij mesazhi, ose me telefon ne numrin e mëposhtem:
04 22 77 323 (Zyra e Protokollit e Kryeministrit)
Duke ju uruar sukses në detyrën tuaj, me konsideratë të veçantë,
Tomi Frashëri”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY