Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një drekë pune me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Takimi midis tyre u zhvillua në një lokal në qendër të kryeqytetit.
Nuk dihet ende se për çfarë kanë diskutuar Basha dhe Lu, por besohet se zhvillimet e fundit post-zgjedhore, kanë qenë objekt bisede.





