Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KASTRIOT ISLAMI/Sa vota morën socialistët vetëm nëpërmjet ndarjes së re administrative

07/07/2015
KASTRIOT ISLAMI/Sa vota morën socialistët vetëm nëpërmjet ndarjes së re administrative
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i PD-së, Kastriot Islami, në një shkrim botuar sot në Panorama, ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit nga një këndvështrim i ri, ai i ndikimit të ndarjes territoriale në rezultat ose
gerrymander
(manipulimi nëpërmjet ndarjes së zonave elektorale).

Rezultatet sipas 61 bashkive: ASHE-73.8% dhe APPD-24.6%

Nga të dhënat e KQZ (të cilët pa asnjë dyshim janë të deformuara nga dhunimet e manipulimet si dhe nga ndikimi i ndarjes territoriale) për zgjedhjet e 21 qershorit 2015 rezulton se nga 61 bashkitë, Aleanca e majtë-ASHE ka fituar 45 bashki ose 73.8 për qind të tyre, Aleanca e Djathtë ka fituar 15 bashki ose 24.6 për qind të tyre dhe 1 bashki (FINIQ) ose 1.6 për qind është fituar nga Mega. E thënë ndryshe, maxhoranca me 840 mijë vota ka fituar 45 bashki megjithëse (me një mesatare prej rreth 18 mijë votash për një bashki) ka fituar edhe bashkitë më të mëdha të vendit, kurse e opozita me rreth 690 mijë vota ka fituar 15 bashki (me një mesatare prej 45 mijë votash për një bashki, pra i janë dashur gati 2.5 herë më shumë vota për të fituar një bashki, ndërkohë që qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora;janë fituar nga maxhoranca); përtej efekteve që ka një sistem maxhoritar, kjo zbulon qartas “dorën diskriminuese” që ka shënuar kufijtë e madhësitë e bashkive të kësaj ndarjeje territoriale.

Rezultatet me ndarjen e vjetër: ASHE-63.1%, APPD-34.2% e tjerat-2.7%.

Po t’i referohemi po ashtu rezultateve të zgjedhjeve të 21 qershorit 2015, por sipas ndarjes së vjetër territoriale, në 373 bashki/komunat, rezulton se ASHE ka fituar 63.1 për qind të bashki/komunave dhe APPD ka fituar 34.2 për qind të tyre, ndërkohë që 2.7 për qind i kanë fituar kandidatët e pavarur ose ato jashtë këtyre dy koalicioneve. Vihet re që ASHE është e favorizuar nga ndarja e re territoriale me mbi 10 për qind: konkretisht për të njëjtën sasi votash të fituara, ASHE me ndarjen e re fiton rreth 74 për qind të 61 bashkive, kurse me ndarjen e vjetër me 371 bashki-komuna do të fitonte jo më shumë se 63 për qind, pra mbi 10 për qind më pak. Po e njëjta gjë ndodh me APPD, e cila defavorizohet nga ndarja territoriale e re; konkretisht me të njëjtën sasi të votave, APPD më ndarjen e re territoriale fiton rreth 24.6 për qind të 61 bashkive kurse me ndarjen e vjetër do të fitonte 34.2 për qind ose rreth 9.6 për qind më shumë. Po ashtu, nëse llogarisim sa për qind më shumë ka fituar ASHE në krahasim me APPD sipas bashkive të reja del 73.8-24.6=49.2 për qind, kurse sipas ndarjes së vjetër kjo shifër del 63.1-34.2=28.9 për qind. Përfundimi është i qartë: edhe nga ky krahasim i rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2015: ndarja territoriale favorizon minimalisht duke rritur rezultatin e ASHE me mbi 10 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.