Ja 15 mënyra të thjeshta për të pasur një jetë të lumtur

Ja 15 mënyra të thjeshta për të pasur një jetë të lumtur

98
0
Shares

“Lumturia është domethënia dhe qëllimi i jetës, i gjithë synimi dhe fundi i ekzistencës njerëzore.”
Aristoteli e ka thënë këtë 2 mijë vite më parë. E kjo është ende e vërtetë dhe në ditët tona.
Cili është qëllimi i vërtetë i jetës, nëse nuk është të jetojmë të lumtur deri sa të vdesim?
Lumturia është një nga qëllimet më të kërkuara në jetë, ndonëse për shumë duket i paarritshëm. Është e lehtë të mashtrojmë veten me mendime të tilla si, “Kur të kemi atë shtëpinë e bukur dhe një makinë të re, atëherë do të jemi të lumtur”.
Por në realitet, lumturia është e mundshme për të gjithë; pikërisht tani! Një shtëpi apo një makinë e re nuk do të bëjë domosdoshmërish të lumtur; janë kënaqësitë e vogla në jetë ato që sjellin lumturinë e vërtetë.

Ja një listë nga “Huffington Post” me 15 gjëra të thjeshta që mund të të ndihmojnë të jetosh një jetë të lumtur, që sot…

1. Bëj atë që do
Nëse pasioni yt është të luash futboll, të shkruash poema, ose të mësosh fëmijët si të notojnë, gjej pak kohë dhe bëje. Do të kuptosh se po bën atë që do kur të ndihesh i kënaqur. Kjo tingëllon shumë më mirë se të sforcohesh për të bërë diçka që nuk të pëlqen, apo jo?

2. Ndihmo të tjerët
Ndonjëherë pasi ke arritur qëllimet  personale, ndihesh ende bosh përbrenda pasi nuk ke bërë një kontribut domethënës në jetën e dikujt tjetër. Kur bëhesh vullnetarë dhe ndihmon të tjerët, ndihesh mirë që je në shërbim të dikujt tjetër. Ndikimi që ke sjell plotësim të vetes dhe është një burim potencial edhe për lumturinë.

3. Ji mirënjohës
Kur mendon për të gjitha gjërat që duhet të jesh mirënjohës, atëherë kupton sa i bekuar je. Por pa i evidentuar ato, i marrim për të mirëqena të gjitha nevojat tona bazë – një çati mbi kokë dhe ushqim të bollshëm për të ngrënë. Ji mirënjohës dhe vlerëso të gjitha gjërat që ke në jetë, kështu do nisësh të ndihesh më i lumtur.

4. Ndaj gjëra me të tjerët
Kur ndajmë mendimet, kohën dhe aftësitë me të tjerët ndihemi më mirë për këtë. Një jetë e jetuar pa ndarë asgjë me të tjerët bëhet e vetmuar. Kur ndan diçka me të tjerët, ata do të ndihen shumë mirë me ty dhe do të të ndihmojnë që dhe ti të kesh kënaqësi e lumturi në jetën tënde.

5. Buzëqesh më tepër
Praktikohu të buzëqeshësh më tepër dhe shiko sesi kjo ndikon në mënyrën sesi ndihesh përbrenda, ashtu siç do të reflektosh mirësi dhe ndaj të tjerëve rreth teje. Një buzëqeshje është diçka që mund ta dhurosh pa asnjë kosto, dhe kjo buzëqeshje mund të të bëjë të lumtur;  edhe nëse ndonjëherë do të duhet të sforcohesh për të buzëqeshur, në fund do të bëjë të ndihesh mirë.

6. Bëj ushtrime
Kur ka qenë hera e fundit që ke shkuar në një palestër për të bërë ushtrime? Ushtrimi dhe aktiviteti fizik redukton stresin dhe çliron endorfinë. Praktikimi i sportit është një mënyrë argëtuese për t’u ushtruar gjithashtu, çfarëdo qoftë ajo, goditja e një topi futbolli apo një topi basketbolli.

7. Kërko për një trajner jete
Një trajner jete do të ndihmojë të bësh përpara në jetë pavarësisht se nuk ndihesh i lumtur me të. Ndoshta ke probleme me vetëbesimin e ulët ose ke një bllokim emocional dhe as nuk je në dijeni të kësaj. Komunikimi dhe rrëfimi ndaj një personi frymëzues për ty, mund të të ndihmojë të kuptosh përse nuk je i lumtur dhe të kuptosh se çfarë të bën të ndihesh mirë.

8. Gjej mënyra të ndryshme për të menaxhuar stresin
Mos e lër stresin të të marrë të drejtën njerëzore për të qenë i lumtur. Ti merito të jesh i lumtur, dhe nuk do të ishte aspak e drejtë të lësh stresin të marrë drejtimin e jetës tënde. Praktiko forma si meditimi apo joga që mund të ndihmojnë të menaxhosh stresin dhe të ndihesh më mirë.

9. Ha shëndetshëm
Është shumë më tepër sfiduese të ndihesh vërtet ti lumtur nëse je i sëmurë. Por nëse ha në mënyrën e duhur, do të ndihesh më mirë si fizikisht ashtu dhe mendërisht. Kështu do të shmangësh të gjithë ndjenjat e fajësisë  për konsumimin e ushqimeve të shpejta dhe me yndyrna të mëdha.

10. Kalo kohën me njerëzit e dashur
Nuk ka asnjë justifikim për kalimin e kohës cilësore me personat e dashur. Ne jemi qenie sociale dhe kemi nevojë e gjejmë kënaqësi kur kalojmë kohë me shoqërinë e familjen për biseda të këndshme, lidhje dhe për pak të qeshura. Jeta është shumë e shkurtër për ta jetuar tërësisht vetëm.

11. Hiq dorë nga mendimet negative
Ti e di që mendimet negative do të bëjnë të ndihesh keq. Ndaj si duhet ta ndalosh këtë gjë? Bëhu më i vetëdijshëm mbi këtë fakt dhe përpiqu të zëvendësosh mendimet negative me mendime pozitive. Harxho më pak kohë me persona negativë dhe rri më shumë në shoqërinë e personave pozitivë.

12. Bëj më shumë dhurata
Nuk keni përse bëni dhurata të shtrenjta; ndonjëherë mjafton një poemë, një shënim i vogël, ose një e-mail kuptimplotë për të sjellë dritë në ditën e dikujt, dhe në tuajën gjithashtu. Ndani gjithçka mund të jepni me persona të mrekullueshëm në jetën tuaj.

13. Fal dhe harro
Mbajtja e inateve do të lëndojë më shumë se personat ndaj të cilëve ë ka mbetur hatri. Pyet veten, “Çfarë  me duhet për të lënë pas të shkuarën?” dhe vërej sesi ndihesh kur lë inatin për pak sekonda. Në vend të një të shkuare të hidhur fokusohu më mirë në një të ardhme të ndritshme dhe do të ndihesh mirë për atë çfarë të pret.

14. Bëj ecje në natyrë
Të kalosh kohë në natyrë mund të jetë një mënyrë shumë efektive freskimi dhe gjallërimi, sidomos nëse jeton në metropole të mëdha të betonizuara. Ecja në parkun apo pyllin pranë qytetit tënd do të ndihmojë të marrësh pak ajër të pastër dhe do të vlerësosh bukurinë e botës natyrore.

15. Ji vetvetja
Siç ka thënë dhe Steve Jobs. “Koha është e limituar. Ndaj mos e ço dëm duke jetuar jetën e  dikujt tjetër”. Pranoje veten ashtu siç je dhe kënaqu me vetveten, për të ndjerë një botë plot diversitet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY