ARTAN FUGA/ …Edhe atë që nuk e pëlqen as vetë Fatos Lubonja

ARTAN FUGA/ …Edhe atë që nuk e pëlqen as vetë Fatos Lubonja

159
0
Shares

Nderteses se kryeministrise si duket i jane bere modifikime qe i pame ne pamjet e transmetuara ne televizion me rastin e vizites te kancelares Merkel ne Tirane.

Nje strehe te dera e perparme kryesore qe e ndricuar jep pulsime te bardha, brenda, nje tavan me struktura qe thone se jane prej hekuri, dhe salla te hapura ku flitet e thuhet se do te jene per artin.

Mesa duket ngjarja ka sjelle mospelqime ne rrjete te ndryshme sociale, kurse ata qe kane mbrojtur edhe ndonje gardh prej hekuri te ish ambasades sovjetike, tashme nuk flasin fare, nuk jane kunder sepse kane frike nga shefi, por nuk jane edhe “pro” sepse kane ndrojtje nga masa.

Kjo dileme zgjidhet kur ata nje dite te guxojne qe me vlerat arkitekturore dhe urbane te mos bejne politike e diplomaci, as trafik influencash, por thjesht te thone troc mendimin e tyre.

Mbase jam shume tolerant dhe i papergjegjeshem, por mua ajo streha te dera e kryeministrise nuk me duket ndonje hata e madhe, ndonjue katastrofe, ndonje drame arkitekturore.

Por, nuk eshte ceshtja te shijet personale, pyetja eshte nese mund ose jo te vihet dore ne ndertesat historike si ajo e kryeministrise apo te tjera?

Dakord, ka pjese te vlerave qe do te ruhen, por ndonje gje edhe mund te ndryshohet. Arkitektura neoklasike qe dikush e quan edhe fashiste e ndertesave zyrtare te shtetit ne bulevard nuk ka perse te mos pesoje edhe ndonje ndryshim. Pse kishat nuk kane pas ndryshuar, po katedralet???

Ndertesat romake te shtetit jane vertet shume te ftohta, johumane, teper te ngurta.

Nuk eshte pyetja se perse ndryshohet, por si ndryshohet dhe me cfare shijesh, si edhe me nje venmdimmarrje sa transparente aq edhe ligjore?

Ai pluskimi i bardhe i strehes sikur i jep nje zemer qe rreh nderteses.

Bashkimi i mermerit te ftohte dhe te sheshte me driten qumeshtore sjell nje perzjerje sikur do te japi fryme gurit.

Loja me dritat humanizon.

Shpirti hyn te materja e vdekur.

Streha si prej qeli qumështor më kujton se edhe shteti ka thyeshmëri, pra ndjeshmëri ndaj mjedisit, më kujton ato kutitë që mbajnë qelquina brenda : “Fragile !”

Arkitektura ka nevoje te humanizohet sepse nuk jemi as ne epoken perandorake, as ne ate fashiste dhe as ne monizem ku keshtjella e shtetit nuk pranon crregullsine, asimetrine, perzjerjen, diversifikimin e vlerave.

Nuk jemi te detyruar qe artin klasik ta mbajme palevizshmerisht ne fasadat e mureve te shtetit. Edhe fasadat mund dhe kane hapesira per t’u humanizuar, c’monumentalizuar, por me shije dhe estetike.

Le te shpresojme edhe te shtyjme drejt asaj qe demokratizimi i fasadave te jete shenja se duhet ushtruar presion qe te demokratizohet edhe permbajtja e shtetit.

Nese nje artist e shtyn intuita krijuese te kerkoje forma te reja njerezore ne art, duke ecur ne kohe, mendja dhe vlerat morale te tij dhe te tjereve, sidomos te qytetareve, kerkojne qe te humanizohet edhe shteti, te decentralizohet shteti, te humanizohet edhe shteti.

Politika eshte art qe ka nevoje te behet njerezor. Ne qytetaret kemi kohe qe jemi bere kallkan e mermer.

Nuk mundet qe fasadat e shtetit te humanizohen kurse permbajtja e shtetit sikurse ndodhi me reformen territoriale dhe po ndodh edhe me projektligjin e arsimit te larte te strukturohet si keshtjelle feudale apo si kala vertikale ku lart, atje ne kulle qendron maja qe kontrollon gjithcka.

Demokratizimi i fasadave duhet te shoqerohet me humanizimin e shtetit qe sikurse thoshte Nicja dikur eshte ende nje monster e ftohte, pa shpirt, dhe jo njerezore.

Ne qytetaret kete kerkojme dhe presim, perndryshe sinjalet e demokratizimit te fasadave do te mbeten per ne pakuptim dhe nje loje intuite artistike qe kenaq vetem vetveten e krijuesit.

Kur “teshtin” Fatos Lubonja shendet na behet te gjitheve. Madje edhe kur ndonjehere ja fut kot e del nga kufiri i fushes qe trajton. Kritika e tij edhe kur ka arsye edhe kur ekzagjerohet na ben mire ne qytetareve.

Por, nganjehere nuk e kuptoj.

Masakron Vace Zelen sepse i kujtohet qe degjonte kenget e saj qe, drejt, e trishtonin kur i vinin ne veshet e nje te denuari politik, arti kthehej ne nje torture, por mbron fasadat e arkitektures fashiste, sikurse thote, qe sipas tij duhet te qendrojne si kane qene.

Kujtesa, kujtesa, por edhe koha kerkon vendin dhe te drejten e vet ne kete rruzull.

Demokratizimi i fasadave te shtetit, duhet te eci ama ne nje hap me demokratizimin e permbajtjes te shtetit sepse edhe keshtu qe dy a tre vete te kene ne dore krejt vendimmarrjen, edhe kjo nuk i ben mire as Shqiperise as atyre vete.

E perpos kesaj edhe demokratizimi i artit.

Kush do te vije te beje art para, pas dhe brenda kryeministrise??? Do te vijne vetem artistet e perzgjedhur nga protokolli i shtetit apo cdo “halabak” qe ka nje ide artistike, nje forme artistike ne shpirt dhe desheron ta kendoje, luaje, realizoje atje ne maje te samarit te shtetit???

Se mos na luhet centralizimi i artit te pushtetit, se mos pushteti behet edhe art, dije, filozofi, shkence, se na mori lumi pastaj o shoke…

Se gojet e artisteve po na shfryjne ne vesh, nuk di se perse nuk flasin hapur, qe vetem skena e nje koncerti pas kryeministrise ka kushtuar sa buxheti vjetor i nje institucioni artistik te vendit. Mund te mos jete e vertete as qe eshte paguar nga ministria e mireqenies te te varferve, kesaj i thone te besh art me mjerimin e spektatoreve, por keto duhen bere transparente sepse pastaj te gjitha kritikat gelojne.

Nese atje do te behet edhe art, le t’i kaloje administrimi i atyre hapesirave nje keshilli artistik te pavarur, nje keshilli qytetar, dhe atehere cdo gje ndryshon, demokratizimi i fasadave, bashkohet me demokratizimin e shtetit, me demokratizimin e vet artit si praktike e krijimtari. Perndryshe artistet nuk do te jene vecse cengijet qe do te luajne violine derisa te plasin para mbretit, ne salla ku sipas klasicizmit publiku ishte me i vogel ne numur sesa artistet qe performojne ne skene.

Ato pluskimet e neonta te drites qumeshtore mbi mermer te kryeministria me linden keto mendime ndersa jam duke shkuar per t’u interesuar se perse fatura e energjise elektrike me shenon shifra marramandese…

Cfare dreqin doni ju te tjeret???

Ju keni te drejte mos ta pelqeni ate strehez, kurse une kam te drejten ta pelqej, ne fakt me shume se cdo gje kam lirine te pelqej lirine time per te pelqyer ate qe nuk e pelqeni ju, madje qe nuk e pelqen as vete Fatos Lubonja…

Shënim: Titulli është i redaksisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY