Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lu dhe Vlahutin bindin mazhorancën të pranojë marrëveshjen me opozitën për reformën në drejtësi

13/07/2015
Lu dhe Vlahutin bindin mazhorancën të pranojë marrëveshjen me opozitën për reformën në drejtësi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Komisionin Parlamentar të Drejtësisë arrihet marrëveshja për reformën në drejtësi mes pozitës dhe opozitës . Pas negociatave të zhvilluara me faktorin ndërkombëtar, Partia Socialiste ka rënë dakord të ndryshojë formula e përbërjes së komisionit nga 7-4 që ishte në fillim në 5-5. Ky vendim erdhi pas takimit të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin me krerët e komisionit parlamentar të drejtësisë, Xhafa dhe Halimi.
Kjo marrëveshje u konfirmua nga kryetari i Komisionit Parlamentar Fatmir Xhafaj, dhe përfaqësuesi i PD Eduard Halimi.
Në rastet kur për çështje të caktuara komisioni do të ketë qëndrim të ndarë dhe votat do të jenë 5-5, kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj do të ketë të drejtën e dy votave për të bërë maxhorancën. 
Kryetari i Komisionit, Xhafaj theksoi se pas takimit të sotëm u arrit konsensusi me opozitën për komisionin e Reformës në Drejtësi.
Sipas tij, komisioni do të përbëhet nga 10 anëtarë.
“5 të shumicës dhe 5 të pakicës parlamentare”, tha Xhafaj, duke shtuar rëndësinë e pjesëmarrës së opozitës në komision.
“Pozitive është që edhe opozita bëhet pjesë e këtij komisioni të rëndësishëm që ka në fokus një nga reformat më të rëndësishme në vend, atë në fushën e drejtësisë, shpresoj që roli i opozitës do të jetë konstruktiv, në funksion të nevojës që ka vendi për reformimin e sistemit të  drejtësisë”, tha Xhafaj.
Ndërkohë deputeti  PD-së, Eduard Halimi vlerësoi paritetin në këtë komision.
“U ra dakord që komisioni do të jetë paritar, me anëtar të barabartë, dhe përjashtimisht kryetari do të ketë votën në rast barazimi, duke pasur parasysh që procesi të përputhet me standardet evropiane. Ky ka qenë shqetësimi ynë, transparencë, gjithë-përfshirje dhe ekspertizë ndërkombëtare, kryetari do të ketë respektim të padiskutueshëm të këtyre standardeve”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

21/04/2026
Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

21/04/2026
Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.