Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Schulz: Çelja e negociatave…?! Viti 2015 është shpejt…, por PE mbështet integrimin e Shqipërisë

13/07/2015
Schulz: Çelja e negociatave…?! Viti 2015 është shpejt…, por PE mbështet integrimin e Shqipërisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz, e sheh të largët momentin e çeljes së mundshme të negociatave të Shqipërisë me BE.
Në konferencën për shtyp, në përfundim të takimit me kryeparlamentarin shqiptar, Shulz, në prezencë të Metës, i pyetur në lidhje me çeljen e negociatave të Shqipërisë, tha me zë e me figurë se është ende herët për çeljen e tyre, por nënvizoi se vendi ynë ka mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian në rrugën e integrimit.
“Sa i përket gjysmës së dytë të vitit 2015 është shpejt ndaj unë dua të shpreh të gjithë mbështetjen për reformat e ndërmarra në vend. Është e rëndësishme të jenë efektive dhe të suksesshme. Ju keni mbështetjen e Parlamentit tim, por ju e dini se PE është i vetmi organ për çeljen e negociatave. Do promovojmë debatin pozitiv në mënyrë që të mund të jepet një përgjigje pozitive”,  tha Schultz.
Sa i përket marrëdhënieve mes parlamentit të BE dhe atij të Shqipërisë, Schultz tha se në shumë raste debatet dhe fryma e brendshme e diskutimeve transportohen në Strasburg dhe në Bruksel, ndërkohë që duhet të mbeten brenda vendit.
“Një ndër elementët kryesorë është reforma në gjyqësor, jo vetëm duhet të jetë i qëndrueshëm por shërben edhe për rritjen e investimeve në Shqipëri”,  tha ai.
Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Schultz e ka nisur me përshëndetjen për arritjen e një marrëveshje mes Greqisë dhe Eurogrupit.
Sipas kreut të PE-së, “ajo që është bërë në këto dy vite ka një rëndësi shumë të madhe për përmirësimin e marrëdhënieve të vendeve të rajonit”.
Nga ana e tij kreu i Kuvendit tha se Shqipëria është e vendosur për të përmbushur 5 prioritetet kyçe të PE-së, në rrugën e integrimit teksa nënvizoi se pas zgjedhjeve të 21 Qershorit, tashmë prioritet për Qeverinë Shqiptare është reforma në fushën e drejtësisë, për të cilën kërkoi kontributin e të gjithë aktorëve.
Duke ju referuar vizitës së Schulz në Tiranë, Meta u shpreh se kjo vizitë dhe ky takim është një tregues i qartë i vëmendjes së vazhdueshme dhe të mbështetjes së fuqishme të BE dhe të PE për perspektivën evropiane të rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

21/04/2026
Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

21/04/2026
Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.