Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Nishani: Anëtarësimi në BE, e vetmja alternativë për Shqipërinë

13/07/2015
Presidenti Nishani: Anëtarësimi në BE, e vetmja alternativë për Shqipërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot dhe zhvilloi një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, zotin Martin Schulz.
Presidenti Nishani uroi përzemërsisht mirëseardhjen, dhe vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite të Presidentit Schulz në Tiranë, duke përkuar me një moment të rëndësishëm si për BE-në ashtu edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pasi përcolli përgëzimet për marrëveshjen e arritur sot në mëngjes me Greqinë, Kreu i Shtetit u ndal gjerësisht në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon.
Presidenti Nishani theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian përbën të vetmen alternativë dhe zgjedhje për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe në këtë kontekst kjo ambicie shërben si një shtysë e fuqishme për realizimin e reformave të thella që nevojiten në të gjitha fushat. Ai informoi mbi përpjekjet për zbatimin e 5 prioriteteve, duke e u ndalur në veçanti në fushën e zbatimit të ligjit, dhe posaçërisht tek reforma në drejtësi. “Si Kreu i Shtetit dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbetem plotësisht i angazhuar për të bërë çdo përpjekje për realizimin cilësor dhe me ritmin e duhur të kësaj reforme kyçe për vendin”, – theksoi Presidenti Nishani. Kreu i Shtetit vuri në dukje gjithashtu se Bashkimi Evropian dhe procesi i integrimit evropian mbeten mekanizmi më i shkëlqyer garantues për suksesin e reformave të nevojshme për vendin, që nisin me ndërtimin institucional dhe vihen në funksion të konsolidimit të demokracisë në vend.
Duke u ndalur tek zhvillimet në rajon, Presidenti Nishani cilësoi se Ballkani Perëndimor sot është përpara një shansi historik për të ndërtuar mbi mentalitetet e përparuara të shoqërive tona. Dhe në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian ka një rol kyç në ndërtimin dhe inkurajimin e këtij realiteti pozitiv nëpërmjet proceseve respektive të anëtarësimit.
nishani 2Presidenti Schulz përcolli vlerësimet për zhvillimin që ka njohur Shqipëria, parë edhe nga këndvështrimi i një qytetari evropian që i ka përjetuar ndryshimet e mëdha historike. Ai theksoi se dy ishin mesazhet që donte të përcillte nëpërmjet kësaj vizite: ndërtimi i demokracisë dhe ripajtimi.
Në këtë kontekst zoti Schulz veçoi se në rrafshin e brendshëm pret që Shqipëria të shënojë përparim në vendosjen e shtetit ligjor, në të gjithë elementët e tij, përfshirë reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë, si dhe në vendosjen e kulture evropiane të dialogut politik. Në kontekstin rajonal Shqipëria vazhdon të luajë një rol shumë pozitiv për ndërtimin e një dialogu konstruktiv e ripajtues. Këto dy elementë do të rrisin besueshmërinë dhe rolin e Shqipërisë si në rajon ashtu edhe në raport me Bashkimin Evropian, dhe Shqipëria ka një potencial të shkëlqyer për ta arritur këtë.
Presidenti Nishani, duke falënderuar për mesazhet inkurajuese dhe të gjithë mbështetjen që Parlamenti Evropian dhe vetë Presidenti Schulz kanë dhënë në vazhdimësi për Shqipërinë, e siguroi edhe një herë për të gjithë angazhimin e tij personal për t’u fokusuar në agjendën integruese në përgjigje edhe të pritshmërive të mëdha që kanë qytetarët shqiptarë ndaj këtij procesi. Njëkohësisht Kreu i Shtetit shqiptar siguroi se Shqipëria do të mbetet një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian dhe do të vijojë të bashkërendojë politikat e sigurisë me ato të Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

21/04/2026
Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

21/04/2026
Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.