Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kuvend, votohet Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, emrat e mazhorancës dhe opozitës

16/07/2015
Kuvend, votohet Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, emrat e mazhorancës dhe opozitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kuvendi i hapi dritën jeshile nisjes së punës për reformën në sistemin e drejtësisë duke ngritur me 93 vota pro Komisionin e Posaçëm, ku palët përfaqësohen me numër të barabartë anëtarësh.
Pesë anëtarët e mazhorancës në këtë komision janë Fatmir Xhafaj, njëkohësisht edhe kryetar i komisionit, Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Ulsi Manja dhe Spartak Braho. Ndërsa opozita do të përfaqësohet nga Eduart Halimi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani, Gent Strazimiri dhe Fatmir Mediu.
Ngritja e këtij komisioni mbërrin pas marrëveshjes së arritur në fillim të javës mes mazhorancës dhe opozitës, një marrëveshja e gjetur edhe me ndërhyrjen e fortë të ndërkombëtarëve, që kohët e fundit kanë shpeshtuar thirrjet për këtë reformë, duke e cilësuar si vendimtare në çeljen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në BE.
Në punimet e këtij komisioni nuk parashikohet e drejta e vetos për opozitën, siç kërkonte ajo disa muaj më parë, por do të ushtrohet parimi i paritetit.
Megjithatë, mazhoranca ka ruajtur epërsinë e votave nëpërmjet ushtrimit të fuqisë së votës së dyfishtë të kryetarit, i cili ka rënë dakord të mos e përdorë në disa raste të veçanta, të kërkuara edhe më herët nga opozita dhe që kanë të bëjnë kryesisht me ekspertizën e ligjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Sot duhej të mbahej konferenca ndërqeveritare me BE, qeveria po fsheh bllokimin e procesit të integrimit

Berisha: Sot duhej të mbahej konferenca ndërqeveritare me BE, qeveria po fsheh bllokimin e procesit të integrimit

22/04/2026
Rama takim me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë

Rama takim me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë

22/04/2026
VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Sot duhej të mbahej konferenca ndërqeveritare me BE, qeveria po fsheh bllokimin e procesit të integrimit

Berisha: Sot duhej të mbahej konferenca ndërqeveritare me BE, qeveria po fsheh bllokimin e procesit të integrimit

22/04/2026
Rama takim me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë

Rama takim me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë

22/04/2026
VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.