Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-pronarët: Reforma për pronën, një hap gjigant prapa

17/07/2015
Ish-pronarët: Reforma për pronën, një hap gjigant prapa
Share on FacebookShare on Whatsapp

Projektligji i ri i qeverisë për zgjidhjen e problemit të pronave konsiderohet si një hap i madh prapa në këtë proces, nga shoqatat e ish-pronareve. Sekretari i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Agim Toro, thotë se projekligji duhet rishkruar nga e para pasi në të kundërt konflikti do të jetë gjithëpërfshirës. Projekligji sipas tij duhet të parashikojë kthim fizik të pronës dhe jo kompensime.
“Është një hap gjigand mbrapa. Ligjet e sotme janë të detyruara të kthejnë pronën që ka shërbyer për interesa publik. Ky ligj hedh poshtë këtë koncept duke hedhur poshtë konceptin kushtetues që një pronë fitohet me anë të blerjes, të dhurimit apo trashëgimit. Ky ligj e bën shtetin pronar si Kushtetuta e vititi 1976 për të gjithe tokat shtetërore”, shprehet Toro.
agim-toroAi i konsideron qesharake çmimet e vlerësimit të pronave.
“Janë parashikuar hapësira absurde. 50 herë çmime më të ulta se vlera reale e tokës. Pronari do të shpronësohet për tokë bujqësore, por jo truall. Qytetari s’ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Strazburgut”.
Projektligji, thote ai, ka edhe vijë prapavepruese dhe është shkruar pa u konsultuar me grupet e interesit.
“Me anë të këtij ligji do të vlerësohen të gjitha vendimet që janë dhënë dhe për ato që nuk janë marrë vendime. Janë 56 mijë vendime të tjera që gjenden në agjensi dhe jo 23.000 siç u tha dje”, sqaon Toro.
Toro shpjegon edhe arsyet e largimit nga aktiviteti i qeverisë një ditë më parë, ku u prezantua reforma për pronën.
“Pyeta nëse mund të bëj pyetje dhe me thanë jo do të ketë në një seancë tjetër. Atëherë unë bashkë më të gjithë pronarët e tjerë u larguam. Ata vazhduan monologun dhe nuk e kuptoj komentin e Kryeministrit për mosseriozitet nga ana jonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.