Norvegjezja Statoil do të braktisë projektin e gazsjellësit TAP

Norvegjezja Statoil do të braktisë projektin e gazsjellësit TAP

213
0
Shares

Kompania norvegjeze Statoil do të shesë pjesën e vet të aksioneve prej 20 % që zotëron në projektin e gazsjellësit TAP, që do të transmetojë gaz nga Azerbajxhani në Europë, ka bërë të ditur presidenti I firmës shtetërore azere SOCAR, raporton Reuters.
“Statoil ka vendosur që të lërë tërësisht projektin TAP dhe ka një kompani që është gati ta blejë,” pjesën e saj të aksioneve, ka pohuar Rovnag Abdullayev për televizionin Azeri ANS.
“Disa kompani kanë shprehur interesin për të blerë aksionet e Statoil dhe do të ishte më mirë që të ishin disa kompani që ta blinin atë,” shtoi ai.
Statoil nuk bëri komente për lajmin.
“Në përgjithësi ne nuk komentojmë në lidhje me spekulimet për rregullimet e portofolit tonë”, tha zëdhënësi i Statoil për Reuters.

Gazsjellësi TAP
Gazsjellësi TAP është pjesë e projektit që synon të transmetojë 16 miliardë metër kub gaz nga fusha Shah Deniz II e Azerbaxhanit, një nga fushat më të mëdha në botë me gaz, deri në fund të dekadës.
Gazsjellësi prej 870 kilometrash do të lidhet me Trans Anatolian Pipeline (TANAP) afër kufirit turko grek në Kipoi, do të kalojë Greqinë dhe Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të arrijë në Italinë Jugore.
Statoil i ka shitur tashmë aksionet e saj në fushën e gazit të Shah Deniz në Azejbaxhan si dhe në gazsjellësin kaukaz (SCP) tek SOCAR, BP dhe maleziania Petronas.
Kompania Italiane e infrastrukturës së gazit Snam tha muajin e fundit se ajo mund të merrte një përqindje aksionesh deri në 20 % në projektin e TAP, i cili synon që të ulë varësinë e Europës nga gazi rus.
Shefi i saj Carlo Malacarne tha se blerësit e gazit po dorëzojnë oferta për gazit azer, të ardhurat e transmetimit janë të garantuara dhe kjo ka hapur rrugën për lojtarë të infrastrukturës, si Snam, që të hyjnë në projekt.
Zyrtarët nuk kanë bërë komente për çmimin, por burime të brendshme thanë se paketa e aksioneve prej 20 % e TAP mund të vlejë rreth 400 milionë euro.
Aksionerët e TAP janë BP (20 %), SOCAR (20 %), Statoil (20 %), kompania belge Fluxys (19 %), Enagas e Spanjës (16 %) dhe kompania zvicerane Axpo (5 %).

TAP nisi punimet në Shqipëri në 3 korrik
Gazsjellësi TAP ka nisur në Shqipëri punimet në infrastrukturën mbështetëse në rrugë e në ura, të cilat do të nevojiten për shtrimin e tubacionit në fillim të vitit që vjen.
Në fazën e parë do të hapen 211 km rrugë. Vlera e investimit krijon më tepër se 500 vende pune dhe të tjera vende në mënyrë indirekte. Etapa e ndërtimit të rrugëve lidhëse përshkon 41 km në gjurmët ekzistuese dhe 500 km në akse të reja. Do të rikonstruktohen 42 ura ekzistuese dhe 3 ura të reja.
TAP do të transmetojë gaz nga Kaspiku në Europë në fillim të vitit 2020.
TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Europë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.
Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Europës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjë- Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik, drejt disa prej tregjeve më të mëdha europiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.
TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i Investimeve të Huaja Direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Europës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.

(Monitor)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY