Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka befasuar sot kur gjatë një takimi në Greqi ktheu përmbys rastin Beleri, arrestuar në maj të 2023 dy ditë para zgjedhjeve në Himarë ku doli fitues. Rama nxiti policinë dhe prokurorinë për një arrestim të paligjshëm të Fredi Belerit ndërsa kandidonte për kreun e bashkisë së Himarës, ndërsa sot deklaroi se rasti i tij lidhej me problemin e arrestimeve paraprake në Shqipëri që po adresohet.

Rama foli në Takimin e 11-të të Forumi Ekonomik i Delphit, në Greqi, ku zhvilloi një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini.

Rama theksoi se rasti i Belerit nuk është i vetmi dhe lidhet me një problem më të gjerë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht pas reformës në drejtësi. Ai nënvizoi se një përqindje e lartë e personave në burgje ndodhen në paraburgim pa një vendim gjyqësor, duke e cilësuar këtë si një shqetësim real që kërkon trajtim me durim. m.k

DEKLARATA/ Forumi Ekonomik i Delphit, Kryeministri Rama bisedë me Alexis Papahelas, Kryeredaktor i gazetës Kathimerini

Le të shkojmë te Beleri.

Kryeministri Edi Rama: Te kush?

–Te Fredi Beleri.

Kryeministri Edi Rama: Po pse duhet t’i kthehemi? Është i lumtur, është europarlamentar. Për të çdo gjë përfundoi në të tillë mënyrë sa çdo kryetar bashkie që është vënë, është çuar në paraburgim, do ta kishte ëndërr, por ndërkohë vazhdojnë të jenë në burg. Jo, e kam seriozisht. Sot kam provë që në atë kohë dukej sikur ishte rast unik dhe jam përpjekur që t’i shpjegoj mikut tim të dashur Kyriakos nga pala greke që ishte shumë i ndjeshëm ndaj kësaj dhe e respektoj plotësisht që kjo është diçka që ka të bëjë me një model në vendin tonë, pas reformës në drejtësi, ku ndalimi në paraburgim po bëhet problem dhe mund ta ndaj me ju. Nuk jam krenar për këtë, por gjyqësori është i pavarur dhe ne duhet të merremi me këtë me durim.
Në Shqipëri sot kemi 58% të personave në burgje që ende nuk kanë procedim gjyqësor, nuk kanë gjyq. Dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, nga partia ime që s’ka lidhje me Greqinë, ka pasur një raport sepse ka qenë mik shumë i mirë me kryetarin e bashkisë së Athinës, është burgosur në janar të 2025 dhe vazhdon të jetë ende në burg dhe procesi gjyqësor sapo ka nisur.
Kështu që, kur thashë që për Belerin përfundoi në mënyrë të mrekullueshme sepse është europarlamentar, e kam fjalën që ka marrë fund, nuk dua t’i kthehem kësaj gjëje dhe kam provë tashmë, që kjo nuk është diçka që ka prekur vetëm një grek etnik.
Është diçka që ka prekur shumë njerëz dhe mund të numërojë edhe të tjerë kryetarë bashkie që janë përballur me këtë.

Më lini t’ju pyes që ta kuptoj mirë. Me ‘’Kathimerini’’ ju thatë që ky ishte një episod fatkeq..

Kryeministri Edi Rama: Është pa fat për të dhe për çdokënd që në fakt është përpara procesit gjyqësor dhe paraburgoset dhe kjo është diçka që unë nuk e marr me lehtësi. Është diçka që po e ndaj me miqtë europianë, por më është thënë ‘’kjo ka të bëjë me drejtësinë’’. Kështu që unë nuk komentoj dot. Megjithatë patjetër që është një episod i pafat.

Po ndodh

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Lëvizje në Policinë e Shtetit në strukturat kryesore

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.