Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Emigrantët nga Ballkani mundësi punësimi në Gjermani!

31/07/2015
Emigrantët nga Ballkani mundësi punësimi në Gjermani!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëri i Winfried Kretschmann ka peshë në debatin e nxehtë gjerman për refugjatët nga Ballkani Perëndimor. Nga njëra anë ai është kryeministri i landit Baden-Württemberg, dhe i përket Partisë së Gjelbër, e cila përkrah një politikë liberale të emigracionit. Nga ana tjetër ai me Po-në e tij në Këshillin Federal mundësoi që qeveria gjermane t’i shpallte Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnje-Herzegovinën si vende të sigurta origjine. Me gjithë protestat e forta të partisë së tij, Kretschmann e quan të mundshëm një klasifikim të tillë edhe për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën. Një klasifikim i tillë bën të mundur që azilkërkues nga këto vende, kërkesat e të cilëve hidhen poshtë në më shumë se 99 për qind të rasteve, të dëbohen shpejt në vendet e tyre. Kjo do të ishte një lehtësim i madh jo vetëm për autoritetet e landit Baden-Württemberg, por për të gjitha landet federale ku tani po ndërtohen kampe me çadra për të strehuar të ardhurit e rinj. Rreth 40 për qind e atyre që kanë ardhur sivjet, janë nga Ballkani Perëndimor, kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova.
Por Kretschmann ka hedhur edhe idenë që për emigrantët nga vendet e Ballkanit të mundësohet punësimi në Gjermani për profesione ku ka mangësi, p.sh. si infermierë apo kujdestarë për të moshuar.
 
Jo nga Ministria e Brendshme

pg1_copy_1Edhe presidenti i Shoqatës së Shërbimeve private Sociale (bpa), Bernd Meurer, ka propozuar që atyre që kërkojnë azil, t’u thuhet se në Gjermani ka dhe mundësi të tjera për të ardhur me rrugë legale, p.sh. për të punuar në profesione ku ka nevojë. Sipas tij në vende të tilla si Serbia apo Bonje-Hercegovina niveli i shkollimit të infermierëve është i ngjashëm me atë të Gjermanisë dhe nëse dikush di edhe gjermanisht, ai mund të punësohet.
Gjithsesi me gjithë përpjekjet e Agjencisë së Punës në periudhën 2013-2014 për punësim në profesione të tilla ka pasur vetëm rreth 100 kërkesa.
Por Ministria e Brendshme Gjermane e hedh poshtë një propozim të tillë, sepse në rastin e kërkesës për azil dhe të punësimit për nevojat e tregut të punës kemi të bëjmë me dy fusha të ndryshme. Punësimi bëhet përmes procedurës së “blue card”, kurse kërkesa për azil përmes procedurave të tjera.
Po ashtu Ministria e Brendshme thekson se me ndryshimin e ligjit, sipas së cilit azilkërkuesit mund të punojnë në Gjermani pas tre muajsh qëndrimi këtu, ofrohet mundësi për punësimin e tyre në sektorë ku ka nevojë, pra edhe si infermierë apo kujdestarë për të moshuar.

Fushatë ndërgjegjësimi dhe probleme

pg2_copy_1Sipas Ministrisë së Brendshme Gjermane ofertat për punë në Gjermani nuk janë të njohura, sikurse edhe lista me rreth 100 profesione për të cilat ka nevojë. Ministria rekomandon faqen e internetit .
Shoqata e Shërbimeve private Sociale (bpa) thekson se pengesë janë shpesh edhe njohuritë e pamjaftueshme të gjermanishtes, sepse kërkohet niveli 2B, ndërkohë që mungojnë ofertat për kurse gjuhe nga pala gjermane.
E vështirë është edhe procedura e njohjes së diplomave, sepse shpesh kërkohet që para se dikush të fillojë punë, të bëjë një praktikë, ngaqë autoritet gjermane kërkojnë të njëjtat emërtime profesionesh si në Gjermani, pra nëse dikush është infermier, kjo nuk mjafton për të punuar si kujdestar në azil për të moshuar, sepse në Gjermani ka një shkollim të posaçëm profesional: kujdestar për të moshuar.

(DW)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për shumicën e grupit

27/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Aksident fatal në Elbasan, humb jetën një kinez që drejtonte makinën

27/04/2026
Lindita Nikolla thërret sot sërish seancë  parlamentare, mësohet axhenda

Kohë e vështirë për Spiropalin, Rama i vë kufirin e postimeve. Tek e treta…

27/04/2026
Tabaku i kërkon qeverisë të rikthejë këstin e taksës, profedionistëve të lirë

Tabaku: Shqipëria përtokë për produktivitetin, punonjësi krijon 10 mijë euro më pak se fqinjët

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për shumicën e grupit

27/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Aksident fatal në Elbasan, humb jetën një kinez që drejtonte makinën

27/04/2026
Lindita Nikolla thërret sot sërish seancë  parlamentare, mësohet axhenda

Kohë e vështirë për Spiropalin, Rama i vë kufirin e postimeve. Tek e treta…

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.