Mazhoranca me dy pole, Ilir Meta – Shpëtim Idrizi kundër dyshes Edi...

Mazhoranca me dy pole, Ilir Meta – Shpëtim Idrizi kundër dyshes Edi Rama – Bamir Topi!

549
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i është shmangur dje një përgjigje për marrëdhëniet e PS-së me LSI-në, si dhe të tija me Ilir Metën, edhe pse kohët e fundit janë shtuar zërat për një klimë më të ftohtë me dashurinë e fillimit të aleancës.
“Besoj që për shkak të detyrës, termometrin e mbani ju. Unë nuk kam termometër për marrëdhëniet”, ka qenë përgjigja “sa për të thënë diçka” e Edi Ramës.
Ndërkohë, “zërat” kanë vijuar të amplifikojnë për një ftohje të mundshme të Ramës me  Metën. Kjo bëhet më e besueshme, kur mësohet se fërkimet e para serioze në mazhorancën qeverisëse, pasohen me takime “të fshehta”, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, midis Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit, në funksion të krijimit të nju poli të ri LSI – PDIU.
edi rama - ilir meta - bamir topiKrijimi i një poli të tillë të mundshëm, është një kundërpeshë ndaj “dashurisë së vjetër” Rama – Topi, e cila për ditë e më shumë po formalizohet dhe ligjërohet edhe si një formë presioni e shantazhi nga ana e kryeministrit ndaj aleatëve të tjerë në koalicion.
Përballë një lëvizje të tillë të Edi Ramës, pas edhe “praktikës” së tij me “limonët e shtrydhur” Skënder Gjinushi e Paskal Milo, të flakur tashmë “pa nam e nishan”, Ilir Meta zgjedh të mos e lërë veten në dorën e kryeministrit “të pabesë”, duke afruar pas vetes Shpëtim Idrizin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY