Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjergj Leka flet pa dorashka: Bëmat e Parashqevisë dhe Theodhorit, ja artistet që kishin lidhje intime me krerët e Sigurimit

23/08/2015
Gjergj Leka flet pa dorashka: Bëmat e Parashqevisë dhe Theodhorit, ja artistet që kishin lidhje intime me krerët e Sigurimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kantautori i njohur Gjergj Leka vjen me një rrëfim pa dorashka, në gazetën “Panorama”. Për herë të parë Leka flet për të kaluarën e tij dhe të kolegëve, fjalët e mira dhe ndihma që i ka ardhur nga disa të tjerë, siç është për shembull Vaçe Zela. Një këngëtare gjigante, por që për të mbytur emocionet, i duhej të rrëkëllente alkool para se të dilte në skenë. Ai thotë se “asnjë presje nuk do t’i hiqja jetës që kam bërë. Nuk i kam bërë kurrë keq dikujt, siç ka ndodhur fatkeqësisht me shumë emra nga arti shqiptar, që u kanë bërë keq kolegëve. Kanë bërë mëkatet e tyre dhe artistët, kanë folur më shumë se duhet, më kanë përmendur edhe mua personalisht”.
I pyetur nëse mund të japë emra, ai thotë: “Nuk i them, se kanë familje. Ndërsa njëra shumë e rëndësishme për atë kohë, është edhe e sëmurë aty ku jeton. Bëhet fjalë për një këngëtare shumë të madhe, që ka marrë madje edhe çmime nga këngët e mia”.
I pyetur nëse e ka fjalën për Parashqevi Simakun, ai thotë: “Unë nuk thashë gjë, ti e the…”.

A ka qenë e privilegjuar Simaku?
Simaku ishte “më e privilegjuara. Sigurisht, në vend të parë ka qenë Vaçe Zela, më pas erdhi Parashqevi Simaku. Vaçja ka qenë “ministri më vete”. Madje Vaçja ishte mbi ministrinë. Ajo zgjidhte çfarë kënge të donte, ishte shumë e fuqishme. Sepse Vaçja nuk ishte thjesht këngëtare, ishte një këngëtare shumë e zgjuar. Vaçja, duke qenë jo e bukur, nuk e fitoi se “ia dha” dikujt. Se ishin ca të tjera, që e “jepnin” dhe ishin të bukura, që të flasim troç tani. Vaçja e fitoi me zgjuarsinë e saj, duke ditur të mbante kontaktet e duhura dhe duke u bërë institucion. Gjithnjë, para se të dilte në skenë, Vaçja shkonte në banjë të urinonte dhe ankohej për dhimbje të forta barku, të tmerrshme, aq emocione kishte. Vaçja ishte rast unik, që dinte të ruante vlerat para publikut”.

Cilat kanë qenë rivalet më të forta si këngëtare?
Kanë qenë ato që kishin të dashurin ose mikun më të fortë. Historikisht, dy më të rrezikshmet kanë qenë Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori. Përveç Vaçes, që e shpjegova më lart, që ishte tjetër gjë, Parashqevia dhe Lindita zgjidhnin këngët që dëshironin ato, bëhej ç’donin ato.

Si arritën të kishin kaq liri? A thua me aftësi?
A thua me aftësi, është edhe pyetja ime? Kishte shumë më të mira se ato.

Po Parashqevia ka fituar disa festivale…
Po të them që kishte këngëtare shumë më të mira se Parashqevia. Erdhi nga Kavaja, por nuk do të doja të jepja detaje, se nuk ka ardhur në ndonjë mënyrë shumë të bukur. Po lante rrobat pranë një pusi dhe kam rastisur atje, ndaj e di mirë si ka ardhur. Po pinin ca atje pranë pusit dhe e sollën në Tiranë, pastaj na çoi ajo tek pusi. Na e bëri gropën sa mundi. Që ta shpjegoj më saktë dhe në mënyrë më të përgjithshme: Kemi pasur këngëtare të zgjuara, këngëtare finoke dhe këngëtare kurva. Kurvat morën fund shumë shpejt, sepse e morën vesh të gjithë se çfarë ishin dhe i lanë. E kuptoni menjëherë për kë e kam fjalën, se kurvat këngëtare, sado të famshme ishin asokohe, u zhdukën nga qarkullimi shpejt, pasi ndërroi sistemi. Fituan këngëtare finoke dhe të zgjuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Arrestohen kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra për vrasjen e një 45-vjeçarit Çela

22/06/2026
Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

21/06/2026
SKANDAL/ Marrëdhëniet me OSBE-në dhe dy shkeljet e ministrit Bushati

Ditmir Bushati i bie me gomë skenarit të Ramës për protestën: As Iran, as algoritëm

21/06/2026
Reagimi i Spiropalit ndaj Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë

Reagimi i Spiropalit ndaj Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë

21/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Arrestohen kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra për vrasjen e një 45-vjeçarit Çela

22/06/2026
Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

21/06/2026
DITA 22/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në pritje të dorëheqjes së Ramës

DITA 22/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në pritje të dorëheqjes së Ramës

21/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.