Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mesazhet e Presidentit Bujar Nishani në Takimin Ndërkombëtar “Paqja është gjithnjë e mundur”

08/09/2015
Mesazhet e Presidentit Bujar Nishani në Takimin Ndërkombëtar “Paqja është gjithnjë e mundur”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përshëndeti sonte ceremoninë përmbyllëse të Takimit Ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundur” të mbajtur pranë Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë.
Midis të tjerave, ai përcolli disa mesazhe…

– Ne shqiptarët, kudo ku jetojmë, jemi dëshmitarë të këtij vullneti gjurmëlënës kur vështirësitë na rrethonin, ndaj në emër të popullit tim, të vendit tim, ju them ju, përfaqësuesve të Shën Exhidios, faleminderit nga zemra! Në Shqipëri jeni në shtëpinë tuaj.
– Shqipëria, është një shembull frymëzues, ndoshta edhe unik ashtu siç shprehej i madhi Indro Montaneli duke thënë se “Kjo është toka, ku Krishti dhe Muhameti ecin krah për krah”, vendi, ku njerëzit, pavarësisht se të ndryshëm në besim, dëshirojnë dhe duan paqen dhe lirinë.
– Krishterimi dhe Islami, Katolicizmi dhe Ortodoksia, Sunitët dhe Shiitët janë realiteti ynë i bërë histori e si e tillë, vetëdija e gjithsecilit. Historia në këtë rast me plot gojë mund të thuhet se është mësuese e jetës.
– Po kështu në proceset dialektike të kombit tonë askush nuk ka këqyrur fenë e luftëtarëve, prijësve, mendimtarëve, poetëve, rilindësve, burrave të shtetit si element ndarës, asnjë paragjykim nuk ka rënduar mbi besimin e tyre, përkundrazi ata janë të mbështjellë me krenari dhe nderim mbarëkombëtar, sepse na bënë të besojmë në kauzën e harmonisë tek bënin Shqipërinë për të gjithë ne, Shqipërinë e të sotmes dhe të nesërmes. Në këtë këndvështrim populli shqiptar e ka ndeshur herët modernitetin dhe etikën e tij.
– Nuk ka bashkëkombës timin, pavarësisht sesi i lutet Zotit që nuk e ndien si të vetin, si të shenjtë, si të përjetshëm, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë.
– Familja e popujve tek zgjeron hapësirat e lirisë e ka të domosdoshme të forcojë shqisat dhe vigjilencën, bashkëpunimin dhe komunikimin, instinktet e vetëmbrojtjes, sepse askush nuk është imun përballë terrorit dhe terrorizmit, manipulimit dhe instrumentalizimit fetar.
– Kleri i çdo religjioni mund të jetë një digë e pakapërcyeshme nga ekstremizmi dhe keqinterpretimi i fesë…  Ata nuk mund të jenë të vetmit, dhe as nuk duhen lënë të vetmuar, por të mbështeten fort nga institucionet, nga bashkësitë, shoqëria, bota laike, pse jo edhe nga ata që gëzojnë lirinë për të mos besuar, sepse frytet e paqes dhe të lirisë i gëzojmë të gjithë.
– Paqja dhe liria janë garanci për çdo besim. Imponimi, dhuna dhe feja nuk mund të bashkëlidhen me njëra-tjetrën. Vetëm një imponim është i domosdoshëm e i tolerueshëm: ai që detyron çdokënd të respektojë paqen dhe lirinë.

Në përfundim të ceremonisë, pasi u ndez shandani simbolik, klerikët dhe udhëheqësit shpirtërorë pjesëmarrës në Takimin Ndërkombëtar të zhvilluar në kryeqytetin shqiptar nënshkruan apelin për paqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Babë e bijë gjenden pa jetë në Lezhë, detajet e policisë

26/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, rikthehet në paraburgim

25/04/2026
Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

25/04/2026
Berisha akuza të forta: Mafia mediatike është hedhur në sulm të shfrenuar kundër PD

Berisha akuza të forta: Mafia mediatike është hedhur në sulm të shfrenuar kundër PD

25/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Babë e bijë gjenden pa jetë në Lezhë, detajet e policisë

26/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, rikthehet në paraburgim

25/04/2026
Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

25/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.