SHPIFJA/ Baba Taku kërkon të pajtohet me Tom Doshin: Fajin e ka...

SHPIFJA/ Baba Taku kërkon të pajtohet me Tom Doshin: Fajin e ka LSI

61
0
Shares

Vijoi sot në Gjykatën e Lartë beteja gjyqësore e deputetit Tom Doshi me Spartak Brahon, deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilin e ka paditur për shpifje. Mësohet se Braho kishte kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore, por megjithatë është paraqitur në Gjykatë.
Seanca ka dështuar, pasi Tom Doshi nuk ka pranuar pajtimin me deputetin Spartak Braho. Deputeti i Shkodrës është shprehur se kërkon 1 euro dëmshpërblim.
Nga ana e tij, zoti Braho ka deklaruar se deklaratat e tij lidhur me Tom Doshin nuk janë qëndrimi i tij, por i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në kallëzimin penal që Doshi depozitoi në Gjykatë e Lartë, theksohet se Spartak Braho shpifi publikisht, kur akuzoi Doshin se kishte falsifikuar raportin mjekësor që paraqiti në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve.
Në Këshill, Tom Doshi pritej të paraqitej për të dhënë shpjegime dhe për të bërë kundërshtitë e tij, për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, që i kërkoi Kuvendit autorizimin për ta arrestuar. Në fakt Doshi, në mbledhjen e dytë të Këshillit paraqiti një raport mjekësor, sipas të cilit, gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë ndaj kërkonte shtyrjen e mbledhjes.
Deputeti Braho denoncoi më pas se raporti ishte i falsifikuar, pasi mjeku që e kishte firmosur, kishte të punësuar gruan në një nga kompanitë në pronësi të deputetit Doshi. Ky i fundit, duke i cilësuar shpifje deklaratat e Spartak Brahos, ka vendosur ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY