Makina e ministrit përdoret nga Habilajt për trafik dhe nga Tahiri për...

Makina e ministrit përdoret nga Habilajt për trafik dhe nga Tahiri për pushime

176
0
Shares

“Makina private e ministrit përdoret nga banda kur ata kanë mall për të kaluar, e më pas përdoret nga Tahiri kur shkon me pushime”, ka vazhduar denoncimin sot PD, në adresë të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe lidhjet e tij me bandat e trafikut të drogës.
moisi_habilaj_sokol_bode_10596Në emër të PD-së, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani bëri të ditur se, “Saimir Tahiri vazhdon të ndajë makinën e tij private me Habilajt që sipas oficerit të lartë të antidrogës Zagani, kryejnë trafikun më të madh të Drogës në zonën e Vlorës. Që trafiku të jetë edhe më i sigurt, Tahiri ka vënë në dispozicion të bandës edhe shefin e kufirit të Dhërmiut. Fakte dhe prova tronditëse kemi publikuar në mënyrë të përsëritur. Makina private e ministrit përdoret nga banda kur ata kanë mall për të kaluar, e më pas përdoret nga Tahiri kur shkon me pushime. Kjo e vërtetuar disa herë nga sistemi TIMS. Dreka dhe darka e lidhje të ngushta të Habilajve me shefin e kufirit të Dhërmiut pikërisht të zonës ku magazinohet droga e bëhet gati për tu nisur për Itali”.
arben ristani, deklarate pdPër Ristanin, ndërsa implikimi i ministrit shqetëson mediat dhe strukturat ndërkombëtare të atnimafias, vetëm Edi Rama vazhdon të ndjehet krenar. Sipas Ristanit, Tahiri duhet të largohet.
“Antimafia italiane e shqetësuar për volumin e madh të narkotikëve që shkon andej nga Shqipëria.
Shtypi Italian i tronditur nga akuzat që rëndojnë ndaj ministrit të brendshëm shqiptar. E megjithatë, për Saimir Tahirin asgjë nuk ka ndodhur. Ai vazhdon prej 36 ditësh të qëndrojë në detyrë, edhe pse është provuar publikisht se ka lidhje me bandat e drogës, edhe pse është ministri i brendshëm më i diskredituar në rajon e më gjerë. Edhe për Edi Ramën asgjë nuk ka ndodhur, ai vazhdon të jetë krenar për bëmat e Saimirit të tij. Ndërsa në realitet, droga ka pushtuar vendin, krimi fiton terren çdo ditë, trupa e punonjësve të policisë dhe oficerëve kanë ulur kokën, pasi kanë mbi krye një ministër që qeveris me krimin, me bandat. Kjo është situata dramatike ku kemi mbërritur. Nuk mban më. Tahiri duhet të largohet një orë e më parë, inkriminimi i tij është një barrë për vendin për qytetarët, për rendin dhe sigurinë”, përfundon Ristani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY