Ministri Panariti: Fajin për përmbytjet e ka OSHEE

Ministri Panariti: Fajin për përmbytjet e ka OSHEE

64
0
Shares

Doli dikush më në fund nga qeveria, për të folur për situatën e përmbytjeve në vend. Ai është ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Por edhe dalja e tij, është për të zhveshur përgjegjësinë nga përmbytjet. Dhe në të tilla raste, “faji nuk është jetim”. Ndaj edhe ministri Panariti, ia faturoi përgjegjësinë OSHEE-së, sepse sipas tij, nuk ka furnizuar me energji elektrike, hidrovorët në Vlorë, Fier e Lushnje, ku edhe përmbytjet “kanë bërë namin”.
“në 24 orët  fundit nuk janë furnizuar me energji elektrike, hidrovorët e Karavastasë, i Divjakës, i Akërnisë, i Vlorës”, pikërisht zonat ku edhe ka pasur përmbytje”, u shpreh Panariti në një dalje për gazetarët.
Duke paralajmëruar, se ditë më të këqija priten, Panariti bëri të ditur se nga e mërkurë e javës që vjen deri në fundjavën e ardhshme, do të ketë të tjera reshje të dendura shiu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY