Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ditmir Bushati kthen “forcërisht” në Tiranë ambasadorin e OSBE, i pret rrogën dhe qiranë e shtëpisë

14/10/2015
Ditmir Bushati kthen “forcërisht” në Tiranë ambasadorin e OSBE, i pret rrogën dhe qiranë e shtëpisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Thellohet përplasja mes Presidentit Bujar Nishani dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në OSBE. Edhe pse Presidenti i Republikës nuk e ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit Spiro Koçi, mësohet se ky i fundit është kthyer në Tiranë.
Shkak për këtë është bërë vendimi i ministrit të Jashtëm për t’i ndërprerë pagesën dhe qiranë e shtëpisë në të cilën jetonte në Vjenë ambasadori Koçi.
Në një kohë që kreu i shtetit, Bujar Nishani, i ka kërkuar ambasadorit Koçi të qëndrojë në detyrë dhe t’i konsiderojë si të pavlefshme urdhrat e Ministrisë së Jashtme për përfundimin e mandatit të tij, MPJ ka gjetur si rrugëzgjidhje alternative duke i prerë financat.
I kontaktuar nga “Panorama”, ambasadori Spiro Koçi ka konfirmuar se ndodhet në Tiranë dhe se është larguar nga funksioni i tij si diplomat në selinë e OSBE-së, në Vjenë. Ai nuk ka dashur të flasë për mënyrën e lirimit dhe vendimin e Ministrisë së Jashtme.
“Për këto çështje kontaktoni me Presidencën dhe Ministrinë e Jashtëm”, u shpreh Koçi.
Mësohet se pas lënies së vendit vakant në Misionin e OSBE-së në Vjenë, ambasadori ende në detyrë nuk është angazhuar nga Ministria e Jashtme në një funksion tjetër. Por burime të “Panoramës” bënë me dije se Spiro Koçit i është ofruar një vend pune si këshilltar pranë Kuvendit të Shqipërisë. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, sipas burimeve mësohet se i ka ofruar ambasadorit Spiro Koçi që të ushtrojë funksion e këshilltarit pranë Komisionit të Jashtëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për shumicën e grupit

27/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Aksident fatal në Elbasan, humb jetën një kinez që drejtonte makinën

27/04/2026
Lindita Nikolla thërret sot sërish seancë  parlamentare, mësohet axhenda

Kohë e vështirë për Spiropalin, Rama i vë kufirin e postimeve. Tek e treta…

27/04/2026
Tabaku i kërkon qeverisë të rikthejë këstin e taksës, profedionistëve të lirë

Tabaku: Shqipëria përtokë për produktivitetin, punonjësi krijon 10 mijë euro më pak se fqinjët

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për shumicën e grupit

27/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Aksident fatal në Elbasan, humb jetën një kinez që drejtonte makinën

27/04/2026
Lindita Nikolla thërret sot sërish seancë  parlamentare, mësohet axhenda

Kohë e vështirë për Spiropalin, Rama i vë kufirin e postimeve. Tek e treta…

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.