Edhe Ilir Beqaj si Brisida Shehaj, la një biznes fitimprurës për një...

Edhe Ilir Beqaj si Brisida Shehaj, la një biznes fitimprurës për një “copë” ministri

91
0
Shares

Pas akuza që i bëri deputetja e PD se kompania e themeluar nga ministri aktual i Shëndetësisë në këto dy vitet e fundit ka pesëfishuar fitimet, ka reaguar edhe vetë Ilirë Beqaj. Duke u qënë koherent me drejtoreshën e tatimeve Briseida Shehaj që la luksin dhe punën me rrogë 2100 euro në muaj, për drejtorin e tatimeve, edhe ministri Ilir Beqaj ka hequr dorë nga biznesi privat i cili sillte 430 milionë lekë (të vjetra) në vetëm dy vite për një “copë” ministri.
Kompania Intech+ me bashkëthemelues ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, sipas PD-së, në dy vitet e fundit ka pasur një fitim neto prej rreth 430 milionë lekë (të vjetra). Sipas vetë ministrit kjo kompani, “ka pasur vite më të mira në kohën e qeverisjes së PD-së”.
Me këtë sinqeritet të tijin ministri ka tejkaluar sot drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehajn, e cila disa javë më parë deklaroi se kishte lënë një punë në një bankë me trefishin e pagës aktuale 700 euro, për “idealizëm” në emër “të të bërit shtet”.
“Mua me zor nuk më mori njeri në punë, kisha 3-fishin e pagës atje ku isha, erdha këtu me një ideal për të thënë që ky vend bëhet. Unë jam drejtor i Përgjithshëm dhe kam një pagë neto prej  700 euro, nuk e di në çfarë vendi të botës mund të ndodhë por ndodh në Shqipëri”, deklaroi Brisida Shehaj disa javë ma parë.
Në gjurmët e drejtores së tatimeve edhe Ilir Beqaj ka hequr dorë nga një fitim, i konsiderueshëm, shumë më i lartë se paga e tij si ministër.
Sipas përllogaritjeve të fitimeve të sotme të Intech+, Ilir Beqaj ka hequr dorë të paktën nga rreth 6400 euro në muaj, përfitime nga kjo kompani, për një rrogë ministri që nuk shkon më shumë se 2 milionë lekë (të vjetra) në muaj.
Mesa duket një pjesë e mirë e të emëruarve nga qeveria po sakrifikojnë shumë në emër të Shqipërisë duke braktisur të ardhurat e tyre për t’iu “përkushtuar” punës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY