MARRËVESHJA “MINUS 600 MILIONË”/ Tre ministra në Grupin e Punës

MARRËVESHJA “MINUS 600 MILIONË”/ Tre ministra në Grupin e Punës

225
0
Shares

Me Vendim të Këshillit të Ministrave në tetor të 2013 është vendosur të ngrihet Grupi i Punës dhe fillimi i proçedurave të negociatave për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ a.s.

Grupi i Punës sipas urdhrit të Kryeministrit në dhjetor të 2013 përbëhej nga Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Shkëlqim Cani, Ëngjëll Agaci, Alma Hicka, Koli Bele, Entela Cipa, Arian Hoxha, Vilma Causholli, Ergys Cirici, Armer Juka, pasuar me një Urdhër të mëvonshëm i cili angazhonte në përbërje të Grupit të Punës dhe përfaqësuesit e OST, KESH, dhe CEZ Shpërndarje sh.a. Ëngjëll Zeqo, Agron Hetoja, Arben Seferaj.

Grupi negociator do të kryesohej nga Z. Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë. Këto proçedura kanë përfunduar me nënshkrimin e Marrëveshjes me mirëkuptim nga Grupi i Punës më datë 23 qershor 2014, përcjelljen në Këshillin e Ministrave dhe miratimin e saj në formë ligji më 31 korrik 2014.

Historia

Më 15 maj 2013 shoqëria CEZ a.s, Pragë, pas heqjes së liçencave dhe vendosjes së shoqërisë nën administrim të përkohshëm, paditi e para Republikën e Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit duke ngritur një sërë pretendimesh ligjore dhe financiare.

Ministria e Energjisë e drejtuar ende nga PD më datë 4 shtator 2013, ka përzgjedhur shoqërinë BDO LLP si ekspert financiar për të bërë vlerësimin financiar të pretendimeve të lidhura me CEZ a.s, dhe lidhi kontratën me këtë shoqëri në vlerë 40 milionë lekë. METE, ka realizuar proçedurën e prokurimit për shërbimin e vlerësimit të humbjeve teknike, më datë 30 maj 2013 duke përzgjedhur si fitues shoqërinë BBH Berlin, dhe lidhi kontratën me këtë shoqëri më datë 25 nëntor 2013 në vlerë 23 milionë lekë. Grupi i Punës që në muajin shkurt 2014, kishte në dispozicion raportin e vleresimit të Ekspertit Financiar Ndërkombëtar BDO LLP.

Pas zhvillimit të një sërë takimeve negociuese për rreth 6 muaj, në zyrat e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Grupi i Punës, me Vendimin nr. 2, datë qershor 2014, ka miratuar marrëveshjen e arritur me CEZ a.s, duke autorizuar për përfaqësim në nënshkrimin e marrëveshjes një grup më të vogël të përbërë nga pesë anëtarë, në përbërje të të cilit ishin edhe Z. Damian Gjiknuri (Ministër i MEI) dhe Znj. Alma Hicka (Avokat i Përgjithshëm i ASH). Më datë 23 qershor 2014, grupi i mësipërm përfaqësimit, nënshkroi Marrëveshjen e Zgjidhjes me Mirëkuptim (Settlement Agreement), e cila më pas u miratua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me Ligjin nr. 114/2014 “Për miratimin e marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ, a.s”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY