Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTET/ QKR ka fshirë të dhënat e para viti 2013 për kompaninë e Ilir Beqajt

19/10/2015
DOKUMENTET/ QKR ka fshirë të dhënat e para viti 2013 për kompaninë e Ilir Beqajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në emër të PD-së, ka qenë deputetja Arbiola Halimi, e cila sot ka vijuar me denoncimin e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për favorizimin në tendera të kompanisë së themeluar prej tij.
Për PD-në, një kompani e cila para vitit 2013, skualifikohej nga tenderat për mangësi dokumentesh, pas “kurorëzimit” të Beqajt si ministër, “lulëzon” dhe “pesëfishon” fitimet.
Midis të tjerave, PD denoncon edhe manipulimin dhe fshirjen e të dhënave të para vitit 2013 nga QKR, për kompaninë e themeluar prej Ilir beqajt.
Midis të tjerave, deputetja demokrate Arbiola Halimi, apelon”për vënien në lëvizje të prokurorisë”.

Deklarata e plotë e deputetes së PD, Arbiola Halimi


arbiola halimiAsnjë përgjigje nga ministri Beqja për një nga aferat e tij më të bujshme, gjë që e ka bërë kampion të korrupsionit. Kompania e themeluar prej tij, qysh se Ilir Beqa mori pushtet, ka fituar 28 tendera në 22 muaj.
11 milionë euro shpejt e shpejt nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
doc1I vetmi reagim i këtij kampioni të korrupsionit, ishte se këto fitime qenkan normale për kompaninë, dhe se firma e themeluar prej tij paska fituar shumë në kohën e qeverisë së mëparshme.
Gënjeshtër.
Ja ku kemi këtu dokumente e të dhëna, që dëshmojnë se kompania e Beqës skualifikohej për mungesë të theksuar dokumentacioni e mosplotësim kriteresh.
doc2Por gjërat ndryshuan sapo Beqaj u bë ministër. Kompania e tij u rrit, u zmadhua u pesëfishua.
Intech + në 22 muaj ka fituar 28 tendera pa zhvilluar asnjë proces apo garë, por me urdhër dhe porosi, me kritere të bëra enkas për të. Prej më se dy vitesh kur rilindi Beqa, rilindi edhe biznesi i tij, duke e rritur fitimin me 1 miliardë lekë pra kemi 5-fishim të fitimit neto të deklaruar. Ja grafiku i të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara nga kjo kompani, ju mund ti ndiqni në ekran.
doc4Transfertat e Thesarit të cilat janë te vetmet qe kane mbetur on-line sepse çdo gjë tjetër për kompaninë përpara vitit 2013 në QKR është fshirë, tregojnë se te ardhurat për këtë kompani nga buxheti i shtetit kane filluar pikërisht mbasi Beqaj u be Ministër. Ju mund ta shihni këtë në dokumentet në ekran.
Rezulton dukshëm, e zezë mbi të bardhë në këto dokumente, rritja e fondeve për kompaninë e ministrit  nga viti 2014 me 3,5 milionë dollarë dhe në 8 muajt e parë të këtij  viti, me 7 milionë dollarë.
Pra, fitimet e kompanisë që ka themeluar Beqja rriten në mënyrë marramendëse, sapo ai emërohet ministër shëndetësie.
doc5Kjo është skema e vjedhjes, e zhvatjes e pasurimit me fondet publike, skemë e ndërtuar nga Edi Rama dhe ministrat e tij.
Një korrupsion skandaloz që e vë Beqajn në krye të skuadrës së abuzuesve, por që duhet të vërë në lëvizje prokurorinë.
Kjo makutëri, kjo seri vjedhjesh po ndodh çdo ditë, teksa qytetarëve u merret shpirti, u merret dhe qindarka e fundit, teksa burgosen për një kupon ata që mezi sigurojnë ushqimin për fëmijët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

27/04/2026
VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për shumicën e grupit

27/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Aksident fatal në Elbasan, humb jetën një kinez që drejtonte makinën

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

27/04/2026
VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për shumicën e grupit

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.