Erion Veliaj nuk e mban premtimin, mungon në mbledhjen e këshillit bashkiak

Erion Veliaj nuk e mban premtimin, mungon në mbledhjen e këshillit bashkiak

89
0
Shares

“Respektin tim për ju të gjithë do ta tregoj duke filluar nga akti më elementar: pjesëmarrja ime në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak të qytetit të Tiranës”.
Ky është premtimi i ditës së betimit të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. I përsëritur edhe më pas, me pompozitet, ky premtim u shkel sot, ndërsa Veliaj mungoi në mbledhjen e këtij këshilli.
Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak të Tiranës, të zgjedhurit e PD-së në këshill kërkuan që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të raportonte lidhur me dëbimin e romëve pranë kodrave të Liqenit në Tiranë.
Leonard Olli, anëtar i së djathtës në këshill akuzoi administratën për ‘terr informativ’ lidhur me vendimet e fundit në Bashki.
Olli ngriti shqetësimin se disa banorë të komunitetit rom ‘po largohen nga kodrat e Liqenit. Ata janë larguar natën me kamionë edhe larg Tiranës’,-tha ai.
Nga ana e tij, kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, tha se kërkesa e përfaqësuesve të PD-së i ka kaluar Bashkisë dhe në mbledhjen e ardhshme kryetari Erion Veliaj do të raportojë para tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY