Ministrat dhe deputetët e LSI braktisin PS

Ministrat dhe deputetët e LSI braktisin PS

58
0
Shares

Jozefina Topalli deputete e PD-së i ka kërkuar kryeministrit Rama të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme pasi nuk ka më votat për të mbajtur qeverinë në këmbë. Ajo theksoi se në sallën e kuvendit mungonin deputetet dhe ministrat e LSI përfshirë edhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Në momentin që po fliste kreu i Qeverisë asnjë prej përfaqësuesve të LSI-së nuk ishte në sallë. I pari që u fut në Kuvend, por pasi Rama mbaroi fjalën ishte deputeti Përparim Spahiu.

“Zoti Rama je në vitin e tretë të qeverisjes, por stërzgjatja e tij që s’ka asnjë lidhje me Parlamentin ngjason me një të folur në kabare, sot kryetari i Parlamentit, ministrat e LSI e kanë bojkotuar qeverinë e një milion shuplakave, sot qeveria ka rënë. Ky është thelbi i zgjatjes në sulme, mashtrime, kërcënime që i bën opozitës. Kur s’ke më vota, është mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Topalli. Por kreu i Qeverisë e hodhi poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme duke thënë se PD kërkoi një referendum në zgjedhjet lokale dhe e humbi atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY