Kontrolli i Lartë i Shtetit u ka dërguar një letër zyrtare ditën e sotme kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe krerëve të grupeve parlamentare ku rekomandohet ngritja e një komisioni të posaçëm ekspertësh.
Sipas KLSH, ky komision duhet të shqyrtojë raportin e auditimit të ushtruar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Në këtë komision, Kontrolli i Lartë i Shtetit shprehet i gatshëm të raportojë në lidhje me auditimin dhe rezultatet në përfundim të tij.
Ndërkaq, në këtë letër, KLSH paraqet edhe një kërkesë për një seancë të posaçme parlamentare, lidhur me auditimin dhe padinë e ngritur ndaj ministrit Damian Gjiknuri. Nga ky auditimi të realizuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë ka rezultuar se nga marrëveshja me CEZ i është shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 479 milionë euro.
Letra e KLSH u është drejtuar, veç kryeparlamentari Ilir Meta edhe, Petrit Vasilit, Edi Palokës, Gramoz Ruçit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/