Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama firmosi në shtator leje për pallat 13 katësh te hyrja e Liqenit

27/10/2015
Edi Rama firmosi në shtator leje për pallat 13 katësh te hyrja e Liqenit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Edhe pse në raportin e këtij viti të “Doing Bussines”, Shqipëria, sipas Kryeministrit, do të marrë një notë negative, për shkak të pezullimit të lejeve të ndërtimit, sërish në Tiranë, dhe në zonën më të mirë të saj, pranë Liqenit Artificial, do të ndërtohen pallate, shkruan sot gazeta “Panorama”.
Me firmën e Ramës, në 9 shtator të këtij viti, është miratuar një leje ndërtimi prej 13 katesh. Leja është dhënë në zonën përballë Fakultetit Ekonomik, në Rrugën e Elbasanit, pikërisht në hyrjen e Parkut të Liqenit. Në një sipërfaqe të konsiderueshme, aktualisht parkim makinash, do të ndërtohet “Godinë banimi dhe shërbimesh, 2, 7 dhe 13 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nën tokë”. Në fund firma. “Kryetari i KKT, Edi Rama”.
Por kjo nuk është godina e vetme. Bashkë me këtë vendim, KKT ka miratuar edhe pesë leje të tjera ndërtimi në Tiranë, të cilat variojnë nga 4 kate, deri në 10 kate lartësi. Të gjitha godina banimi dhe
shërbimesh.
Këto janë leje që janë miratuar më parë nga Bashkia e Tiranës dhe për shkak të pezullimit të ndërtimeve, duhet të marrin leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Të gjitha lejet e reja kanë firmën e vetë Kryeministrit. Nga ana tjetër, me një vendim të korrikut, qeveria thekson se: “Për objektet mbi 6 kate, leja e ndërtimit jepet nga Këshilli Kombëtar i Territorit”. Pra, të gjitha lejet e ndërtimit do të jepen vetëm nga Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

AURON TARE/ Kryeministri dhe Porto Palermo

AURON TARE/ Kryeministri dhe Porto Palermo

05/07/2026
“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

KLODIAN TOMORRI/ Mbi denigrimin e deputeteve nga veza dhe domatja

05/07/2026
DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

04/07/2026
Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

04/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

AURON TARE/ Kryeministri dhe Porto Palermo

AURON TARE/ Kryeministri dhe Porto Palermo

05/07/2026
“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

KLODIAN TOMORRI/ Mbi denigrimin e deputeteve nga veza dhe domatja

05/07/2026
DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

04/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.