Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama firmosi në shtator leje për pallat 13 katësh te hyrja e Liqenit

27/10/2015
Edi Rama firmosi në shtator leje për pallat 13 katësh te hyrja e Liqenit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Edhe pse në raportin e këtij viti të “Doing Bussines”, Shqipëria, sipas Kryeministrit, do të marrë një notë negative, për shkak të pezullimit të lejeve të ndërtimit, sërish në Tiranë, dhe në zonën më të mirë të saj, pranë Liqenit Artificial, do të ndërtohen pallate, shkruan sot gazeta “Panorama”.
Me firmën e Ramës, në 9 shtator të këtij viti, është miratuar një leje ndërtimi prej 13 katesh. Leja është dhënë në zonën përballë Fakultetit Ekonomik, në Rrugën e Elbasanit, pikërisht në hyrjen e Parkut të Liqenit. Në një sipërfaqe të konsiderueshme, aktualisht parkim makinash, do të ndërtohet “Godinë banimi dhe shërbimesh, 2, 7 dhe 13 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nën tokë”. Në fund firma. “Kryetari i KKT, Edi Rama”.
Por kjo nuk është godina e vetme. Bashkë me këtë vendim, KKT ka miratuar edhe pesë leje të tjera ndërtimi në Tiranë, të cilat variojnë nga 4 kate, deri në 10 kate lartësi. Të gjitha godina banimi dhe
shërbimesh.
Këto janë leje që janë miratuar më parë nga Bashkia e Tiranës dhe për shkak të pezullimit të ndërtimeve, duhet të marrin leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Të gjitha lejet e reja kanë firmën e vetë Kryeministrit. Nga ana tjetër, me një vendim të korrikut, qeveria thekson se: “Për objektet mbi 6 kate, leja e ndërtimit jepet nga Këshilli Kombëtar i Territorit”. Pra, të gjitha lejet e ndërtimit do të jepen vetëm nga Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.