DËSHMIA/ Pasioni i shefit të degës së punëve të brendshme, të pikturonte...

DËSHMIA/ Pasioni i shefit të degës së punëve të brendshme, të pikturonte gratë e burgosur nudo në qeli

54
0
Shares

Përgjatë 45 viteve të diktaturës 91 gra u pushkatuan, 4465 gra u burgosën, 7 gra vdiqën në burg nën tortura çnjerëzore, 35 gra përfunduan në psikiatri dhe 9322 gra u internuan dhe dëbuan. Por duket se asnjëherë nuk kemi për të pasur të saktë numrin e grave të përdhunuara dhe abuzuara seksualisht nga hetuesit dhe punonjësit e Sigurimit të Shtetit.
Gjithsesi në studion e emisionin “Debati” në “Channel One” TV të gazetarit Roland Qafoku janë dhënë tre dëshmi rrëqethëse që vijnë për here të parë.
Shkrimtarja Meri Lalaj, e cila ka qenë e internuar në një fshat të Kavajës dëshmoi se gjatë kohës së internimit të saj, atje ishte përdhunuar një vajzë 15 vjeçe nga oficerët e sigurimit të asaj kohe dhe kjo vajzë pas përdhunimit vrau veten.
Studiuesi historian dhe i përndjekuri politik Agim Musta tregoi se numri i grave të përdhunuara në internim ka qenë i madh dhe kjo faktohet edhe sot në krahasim me fshehjen që I bëhej përdhunimeve në qeli.
Por fakti më i bujshëm u dha nga Akadmiku dhe historiani i njohur Apollon Baçe. Baçe tregoi publikisht për shefin e një dege të punëve të brendshme të asaj kohe që kishte pasion pikturën dhe pikturonte nudo të gjitha gratë dhe vajzat që ishin të burgosura në qelitë e degës që drejtonte. Apollon Baçe tha se dispononte fakte mbi gjeneralitetet e këtij shefi dege dhe të dhëna të pakundërshtueshme për perversitetin e tij që pasi i dhunonte gratë në qeli i pikturonte nudo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY