Megjithëse shanset për azil në Gjermani nuk ekzistojnë për emigrantët nga Ballkanit Perëndimor, prej janarit të vitit të ardhshëm, dyert e tregut të punës do të jenë të hapura për shtetasit e këtij rajoni.
Sipas propozimeve të deritanishme në Gjermani, çdo vit nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina mund të pranohen 20 mijë punëtore.
Në një intervistë për “Deutsche Welle” Anete Krame, sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale thotë se “me hyrjen në fuqi të ligjit në vitin 2016 që vlen deri më 2020 do të përfitojë jo vetëm Gjermania, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Ajo thotë se deri tani ekzistojnë dy mundësi për ardhjen e emigrantëve: “Ose kategorizohen si akademike me Kartën Blu, ose kanë një profesion të posaçëm, për të cilin ka mangësi dhe nevojë në Gjermani.
Në Gjermani ka mungesë të fuqisë punëtore në shumë fusha. Krame thotë se mundësia më e madhe për punësim ekziston veçanërisht për fushat ku nuk kërkohet ndonjë shkollim i posaçëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/